web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dita e 11-të e grevës për të larguarit nga administrata

31 Maj 2014, 08:36, Aktualitet CNA

Të larguarit nga administrata kanë hyrë sot në ditën e 11-të të grevës së urisë, ndërsa problemet e tyre shëndetësore sa vijnë e shtohen. Kujtojmë se ditën e djeshme pati një përplasje por edhe konfrontime fizike mes tyre dhe me një grup punonjësish që pretendonin se ishin pushuar nga puna në Bashkinë e Tiranës, në vitin 2011, që kërkonin të bëheshin pjesë e grevës. U desh ndërhyrja e policisë që situata të normalizohej. Kryetarja e shoqatës së të larguarve nga puna Nertila Qafzezi e cilësoi këtë ndërhyrje si një provokim që i bëhej grevës dhe për këtë ajo bëri përgjegjës kryeministrin Rama.





Lajmet e fundit nga