Facebook dhe Instagram jashtë funksionit
Rrjetet sociale si Instagram dhe Facebook aktualisht janë ...

Në Shtetet e Bashkuara vazhdon të rritet kërkesa për automjete elektrike, mes të tjerash edhe si rezultat i subvencioneve nga qeveria. Por një mungesë e mundshme e burimeve të mineralit litium, i cili përdoret për prodhimin e baterive, mund ta vonojë tranzicionin nga automjetet me naftë te makinat elektrike. Materiali në vazhdim, i përgatitur nga kanali PBS, na çon në Kaliforni, pranë liqenit “Salton Sea”, ku depozitat e mineralit litium, të zbuluara kohët e fundit, mund të ndihmojnë në plotësimin e nevojave energjetike të vendit dhe gjithashtu të mbështesin një rajon të rrënuar ekonomikisht.
Në pjesën më juglindore të shkretëtirës së Kalifornisë Jugore ndodhet një nga rrafshinat më të pazakonta të planetit, që ngjason me një film fantastiko-shkencor.
Reaksioni mes ujit të ngrohtë të kripur dhe shkëmbinjve që ndodhen në thellësi të tokës, prodhon dioksid karboni.
Gjeologu Michael McKibben thotë se përzierja e lëngshme përmban masa të mëdha të elementit litium.
“Ana pozitive e depozitës gjeotermale është se sistemi hidraulik natyror nxjerr në sipërfaqe lëndën e duhur”, thotë Michael McKibben, me Universitetin e Kalifornisë në Riverside.
Që nga vitet 1980, kompanitë i kanë shfrytëzuar burimet gjeotermnale për energji. Nxjerrja e litiumit nga ky solucion do të kërkonte vetëm disa procese të tjera më shumë.
Në ditët e sotme, Shtetet e Bashkuara e marrin pjesën më të madhe të litiumit nga Amerika e Jugut dhe e përpunojnë në Kinë.
Por çfarë do të ndodhte nëse rezervat e nevojshme të litiumit të jenë pikërisht këtu, dy përfitime nga i njëjti burim natyror.
“Kjo fushë gjeotermale mund të plotësojë të gjitha nevojat amerikane për litium” .
Profesori Michael McKibben thotë se mënyra e nxjerrjes së litiumit në këtë fushë gjeotermale mund të jetë më pak e dëmshme për mjedisin se format e tjera, të tilla si thyerja e shkëmbinjve të fortë.
Pengesa e vetme mbetet teknologjia e përballueshme për ndarjen e litiumit në mënyrë efikase dhe në shkallë masive.
Kompania “Controlled Thermal Resources” është vendosur në zonën një njihet si “Kuzhina e Ferrit” dhe po bën prova për ndarjen e litiumit.
Drejtuesi i operacioneve të kompanisë, Jim Turner, thotë se centrali është ndërtuar për të ripërdorur dhe ricikluar sa më shumë që të jetë e mundur, përfshirë ujin që nevojitet në procesin e ndarjes së litiumit.
Për prodhimin e një ton litiumi nevojiten mbi 180 mijë litra ujë. Siç tregon edhe rënia e niveli në këtë liqen, uji është gjithnjë e më i pakët këtu. Shumica e prurjeve nga lumi Kolorado përdoren kryesisht për zonat bujqësore, që përbëjnë bazën e ekonomisë në këtë luginë.
Frank Ruiz është drejtor i programit “Salton Sea” në organizatën “Audubon California” dhe është anëtar i komisionit të shtetit për luginën e litiumit. Ai thotë se ekosistemi, një habitat thelbësor për miliona zogj shtegtarë, është pranë kolapsit.
“Kjo është ndoshta një nga krizat më të rënda mjedisore në perëndimin amerikan. Në Kaliforni kemi humbur mbi 97 për qind të ligatinave gjatë dekadave të fundit si rezultat i zgjerimeve bujqësore apo nga zhvillimet urbane”.
Nxjerrja e litiumit në këtë luginë mund të krijojë një industri prej disa miliarda dollarësh, që nxit tranzicionin nga karburantet fosile.
Ky rajon, ndër më të varfërit e Kalifornisë, mund të ketë përfitime të mira ekonomike nga nxjerrja e litiumit.
Por banorët thonë se zona ka nevojë për shumë shërbime dhe kryesisht për një qasje më të mirë në kujdesin shëndetësor.
Elizabeth Jaime dhe familja e saj kanë 12 vite që jetojnë në këtë zonë pranë liqenit. Djali i saj ka astmë, të cilën studiuesit e kanë lidhur me pluhurin toksik të ekspozuar nga thatësira e pjesëve të liqenit.
Rajoni ka cilësinë më të keqe të ajrit në vend dhe fëmijët kanë shkallën më të lartë të vizitave në spital me simptoma astme sesa në pjesën më të madhe të Kalifornisë.
“Nuk e dimë se çfarë ka në ajër. Kjo është arsyeja pse jemi të shqetësuar për litiumin. Çfarë problemesh të tjera shëndetësore do të sjellë?”, thotë banorja Elizabeth Jaime.
Por zyrtarët thonë se i gjithë rajoni i varfër do të përfitonte ekonomikisht nga zhvillimi i industrisë së nxjerrjes së litiumit në shkretëtirën e Kalifornisë./ VOA
Rrjetet sociale si Instagram dhe Facebook aktualisht janë ...
Komisioni i BE-së ka vendosur një gjobë prej 1.8 miliardë ...
Nisja e një ekuipazhi të ri në Stacionin Ndërkombëtar të H...
Mund të ndihmojë në rritjen e kapitalit njerëzor dhe zhvil...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) n...
Sonda “Odysseus” (Odisea), që zbriti në Hënë më 22 shkurt ...
Elon Musk paditi kompaninë OpenAI dhe themeluesin e saj, d...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se po fillojnë një ...
Në rrjetet sociale është publikuar një video ku disa robot...
Objekti më i ndritshëm i zbuluar ndonjëherë është loka...
Javët e fundit të vitit 2023, ishin plot me ndodhi të reja...
Rrjeti social Facebook ndjek sjelljen e përdoruesve në një...
Meta do të prezantojë teknologjinë që mund të zbulojë dhe ...
"Facebook"-u feston 20-vjetorin e ekzistencës. Është rrjet...
Një ekip shkencëtarësh dhe inxhinierësh kanë zbarkuar në A...
Viti 2024 është vit zgjedhor në më shumë se 40 shtete, për...
Që kur programi i inteligjencës artificiale ChatGPT u bë i...
Fabrika kryesore e "BMW" në Mynih së shpejti do të pro...
Panairi për Konsumatorët e Elektronikës rikthehet në Las V...
Kompania Space X e miliarderit amerikan Elon Musk ka n...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...