BMW në Mynih, vetëm me automobila elektrikë nga viti 2027
Fabrika kryesore e "BMW" në Mynih së shpejti do të pro...

Që kur programi i inteligjencës artificiale ChatGPT u bë i disponueshëm vitin e kaluar për publikun e gjerë, shkollat në mbarë botën janë ndeshur me vështirësitë e krijuara nga përdorimi i këtij programi nga nxënësit dhe shqetësimet e krijuara nga kopjimi i përmbajtjes. Programi ChatGPT dhe programe të tjera të ngjashme të inteligjencës artificiale u bënë pothuajse menjëherë një burim i kollajshëm kopjimi. Sidoqoftë, pesë shkolla në Danimarkë po inkurajojnë tashmë përdorimin e kësaj teknologjie në lëndë të caktuara, në kuadrin e një projekti të ri dyvjeçar.
Me fillimin e vitit shkollor në Danimarkë, nxënësit në gjimnazin “Horsens” kanë në dispozicion një mjet të ri për ta përdorur gjatë mësimit – programin ChatGPT të kompanisë OpenAI.
“Sapo doli, njerëzit flisnin për të dhe se si mund ta përdornin”, thotë nxënësi 17-vjeçar Jacob Yde Dideriksen.
“Mendoj se të gjithë e marrin si kopjim përdorimin e tij. Është një gjë e re që mund të të japë të gjitha përgjigjet që dëshironi brenda pak sekondave”, thotë nxënësja 18-vjeçare Fie Norskov.
Mësuesja e anglishtes Mette Molgaard Pedersen thotë se u deshën vetëm pak javë që mbi tavolinën e saj të vinin tekste që ishin qartazi të prodhuara nga inteligjenca artificiale.
“Për dy apo tre javë mora tre esetë e para të krijuara nga ChatGPT. Pra, nxënësit e filluan përdorimin menjëherë”, thotë ajo.
Në vend që të merrte masa për ta bllokuar përdorimin e programit ChatGPT, zonja Pedersen filloi të hartojë një projekt për përdorimin e tij gjatë mësimit.
“Nga eksperienca ime, nxënësit do ta përdornin pa u menduar shumë dhe kështu shndërrohet në një pengesë për të mësuar. Nëse mund ta ndryshojmë mënyrën se si përdoret, që të bëhet një mjet mësimor, atëherë do të kemi përfituar shumë, duke u dhënë nxënësve një mjet të ri mësimor, por edhe për marrëdhënien që kemi me nxënësit”, thotë ajo.
Në projektin e filluar tashmë marrin pjesë pesë shkolla të mesme. Vetëm në gjimnazin “Horsens” janë rreth 1200 studentë, nga 15 deri në 20 vjeç. Mësuesja Petersen nënvizon se qëllimi themelor i shkollës nuk është të kapë nxënësit që kopjojnë, por që t’i mësojë ata.
Nxënësit në klasën e saj tashmë e shikojnë inteligjencën artificiale si një mjet të dobishëm për t’u përdorur gjatë mësimit.
“Mendoj se është një mënyrë e mirë përdorimi. Të jep ca përgjigje. Nëse ke dyshime për çfarë bëhet fjalë në tekst, mund ta përdorësh për ta kuptuar më mirë”, thotë nxënësja Fie.
“Është pothuajse një mjet si çdo mjet tjetër në botë. Është si një programi kërkimi, por me të cilin mund të tregohesh më konkret”, thotë nxënësi Jacob.
Megjithëse projekti dyvjeçar është ende në fillimet e tij, mësuesja Pedersen ka filluar që tani të shikojë frutet e para.
“Mund t’i kërkojnë p.sh. programit ChatGPT që të hartojë një listë të pikave kryesore të tekstit që po vështirësohen ta kuptojnë, dhe më pas mund t’i rikthehen atij teksti për të fituar një botëkuptim më të mirë, dhe kjo është e dobishme”, thotë ajo.
Shumë arsimtarë të tjerë kanë marrë përqasjen e kundërt dhe madje i janë rikthyer provimeve në letër, pas vitesh të tëra testimi në forma dixhitale.
Të tjerë arsimtarë nuk janë shumë të shqetësuar dhe thonë se për ata studentë që kërkojnë të gjejnë mënyra për të kopjuar, ky është thjesht opsioni më i fundit.
Konsulentja për arsimin Tine Wirenfeldt Jense është anëtare e grupit të ekspertëve që po këshillojnë Ministrinë daneze të Arsimit për çështjen e programit ChatGPT. Ajo thotë se është e rëndësishme që të ruhet një bashkëbisedim i hapur me nxënësit.
“Në shumë vende fakti është se as nuk mund të flasësh për këtë, pasi konsiderohesh menjëherë si një person i keq, që nuk është i interesuar aspak për formimin e një brezi të ri të shëndetshëm, kurioz dhe kompetent”, thotë ajo.
Lulëzimi i menjëhershëm i programeve të inteligjencës artificiale ka krijuar pikëpyetje të reja për arsimtarët, të cilët i janë përkushtuar punës që nxënësit jo vetëm të marrin përgjigjet e duhura, por edhe të kuptojnë se si duhet të punojnë për këtë qëllim./ VOA
Fabrika kryesore e "BMW" në Mynih së shpejti do të pro...
Panairi për Konsumatorët e Elektronikës rikthehet në Las V...
Kompania Space X e miliarderit amerikan Elon Musk ka n...
Raketa Falcon Heavy e SpaceX u nis drejt hapësirës të enjt...
Google ka rënë dakord të zgjidhë një padi në SHBA duke...
Ndërsa industria e automobilave përshpejtohet drejt vi...
“New York Times” ngriti të mërkurën një padi kundër Mi...
Një kompani e re në Britani shpreson që paisjet me teknolo...
Kina do të sjellë rregulla të reja që do të kufizojnë ...
Inteligjenca artificiale e zhvilluar për të modeluar g...
"Toyota" do të tërheqë 1.12 milionë automjete në mbarë...
The Guardian i ka kushtuar një artikull rrjetit social Tik...
Platforma e rrjteteve sociale X në pronësi të Elon Mus...
Elon Musk po planifikon të krijojë një universitet në ...
Tesla po tërheq më shumë se dy milionë makina pasi rre...
Ndërsa inteligjenca artificiale përparon, ajo përbën n...
Aktori i ndjerë Matthew Perry, gjuetia për zhytësin e ...
Evropa arriti të premten një marrëveshje të përkohshme mbi...
Të gjitha bisedat në "Facebook" dhe "Messenger" do të ...
Softueri iOS 17.2 pritet të lansohet për publikun e gj...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...