Teknologjia më e fundit në panairin për konsumatorët e elektronikës në Las Vegas
Panairi për Konsumatorët e Elektronikës rikthehet në Las V...

Fabrika kryesore e "BMW" në Mynih së shpejti do të prodhojë vetëm automobila elektrikë. Për këtë koncerni po investon qindra miliona euro në mënyrë që fabrika të mund të konvertohet pa ndërprerjen e prodhimit.
"BMW" dëshiron të ndërtojë vetëm automobila elektrikë në fabrikën e saj në Mynih në katër vjet. Grupi bavarez po investon disa qindra milionë euro në mënyrë që fabrika të mund të konvertohet pa ndërprerjen e prodhimit.
"BMW" ka vendosur ta konvertojë plotësisht fabrikën e saj kryesore në Mynih në fabrikë për prodhimin e automjeteve elektrike. "Ne po investojmë 650 milionë euro këtu dhe për këtë arsye do të prodhojmë ekskluzivisht automjete plotësisht elektrike në fabrikën tonë kryesore nga fundi i vitit 2027," tha anëtari i Bordit të Prodhimit, Milan Nedeljkovic. Ky do të shënojë fundin e epokës së automjeteve me motorë me djegie, 75 vjet pas prezantimit të "BMW" 501.
Aktualisht, çdo ditë nga linja e prodhimit të Mynihut largohen pothuajse 1000 automjete, duke përfshirë "BMW" Serinë 3 dhe i4 tërësisht elektrike, të gjitha në të njëjtën linjë prodhimi. Prodhimi i automjeteve në platformën e re elektrike të Klasit të Ri në fabrikën kryesore është planifikuar të fillojë në vitin 2026. Një vit më vonë, fabrika do të jetë fabrika e parë e "BMW", që do të kalojë plotësisht nga motorët me djegie në automjetet me bateri (BEV).
Konvertimi pa e ndërprerë prodhimin
Investimi prej 650 milionë eurosh do të shpenzohet për ndërtimin e një fabrike të re të montimit të automobilëve, që do të përfshijë hapësira logjistike dhe ndërtimin e një karrocerie të re. Për të krijuar hapësirën e nevojshme në uzinën qendrore të Mynihut, prodhimi i motorëve u zhvendos në Hams-Hall (Angli) dhe Steyr (Austri). 1200 punonjës këmbyen vendet e punës ose u transferuan. Sipas kompanisë, riorganizimi po bëhet pa e ndërprerë prodhimin.
Sipas Nedeljkovicit, BMW nxorri në treg gjashtë modele të reja tërësisht elektrike vetëm vitin e kaluar. Kështu dëshiron të "formësojë të ardhmen” Grupi BMW, deklaroi anëtari i Bordit Drejtues të BMW. Vetëm dje, Grupi raportoi një rritje të konsiderueshme të kërkesës për automobilë elektrikë: BMW u dorëzoi klientëve 330.596 automjete elektrike në vitin 2023, një rritje prej 92.2% krahasuar me vitin e kaluar. Vetëm në tremujorin e katërt, kjo shifër ishte 113.458.
500.000 automjete elektrike do të dorëzohen në vitin 2024
Automjetet elektrike përbënin 15% të shitjeve totale të BMW-së në vitin 2023 dhe parashikohet të rriten në një të pestën këtë vit. "Ne vazhdojmë të kemi kërkesa të larta për produktet tona plotësisht elektrike," shpjegoi Jochen Goller, anëtar i Bordit Drejtues të BMW. Grupi "BMW" synon të shesë më shumë se gjysmë milioni automjete plotësisht elektrike deri në vitin 2024.
Megjithatë, "BMW" nuk ka caktuar një datë fikse për braktisjen graduale të motorëve me djegie, siç ndodh te Audi apo Mercedesi, për shembull. Motorët me djegie do të prodhohen "për aq kohë sa ka nevojë për to", ka thënë në disa raste Drejtori Ekzekutiv i Grupit, Oliver Zipse, i cili ka kritikuar BE për braktisjen e imponuar politikisht të motorëve me djegie nga viti 2035.
Në të ardhmen, motorët me benzinë dhe naftë për modelet e BMW-së do të vijnë nga fabrikat në Mbretërinë e Bashkuar dhe Austri. Në tregje të tjera, si në SHBA apo Kinë, motorët do të prodhohen në vend.
Investuesit reaguan me kujdes në bursë, ku çmimi i aksionit për BMW ra lehtë pak pas njoftimit. Ai ra minimalisht me 0.3%, në 100.48 euro./ DW
Panairi për Konsumatorët e Elektronikës rikthehet në Las V...
Kompania Space X e miliarderit amerikan Elon Musk ka n...
Raketa Falcon Heavy e SpaceX u nis drejt hapësirës të enjt...
Google ka rënë dakord të zgjidhë një padi në SHBA duke...
Ndërsa industria e automobilave përshpejtohet drejt vi...
“New York Times” ngriti të mërkurën një padi kundër Mi...
Një kompani e re në Britani shpreson që paisjet me teknolo...
Kina do të sjellë rregulla të reja që do të kufizojnë ...
Inteligjenca artificiale e zhvilluar për të modeluar g...
"Toyota" do të tërheqë 1.12 milionë automjete në mbarë...
The Guardian i ka kushtuar një artikull rrjetit social Tik...
Platforma e rrjteteve sociale X në pronësi të Elon Mus...
Elon Musk po planifikon të krijojë një universitet në ...
Tesla po tërheq më shumë se dy milionë makina pasi rre...
Ndërsa inteligjenca artificiale përparon, ajo përbën n...
Aktori i ndjerë Matthew Perry, gjuetia për zhytësin e ...
Evropa arriti të premten një marrëveshje të përkohshme mbi...
Të gjitha bisedat në "Facebook" dhe "Messenger" do të ...
Softueri iOS 17.2 pritet të lansohet për publikun e gj...
Të gjithë përdoruesit e "WhatsApp"-it tashmë duhet të ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...