Marrëveshje 302 milionë dollarë për mbrojtjen/ Opozita ngre zërin, Balla kërkon procedurë të përshpejtuar
Sot kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ...
Sot kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ...

Kompania Meta, në pronësi të së cilës janë rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, njoftoi të martën se po heq programin e saj për verifikimin e fakteve nga një palë e tretë dhe se do ta zëvendësojë atë me Shënimet nga Komuniteti (Community Notes), të shkruara nga përdoruesit. Ky do të jetë një model i ngjashëm me atë të platformës sociale X të miliarderit Elon Musk.
Duke e filluar nga Shtetet e Bashkuara, kompania Meta do ta mbyllë programin e saj për verifikimin e fakteve në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm. Kompania tha se vendosi t’i japë fund këtij programi, pasi vetë ekspertët që verifikonin faktet kishin paragjykimet e tyre dhe sepse ishte shtuar shumë sasia e materialeve që duheshin verifikuar.
Në vend të këtij programi, kompania Meta do të zhvendoset drejt modelit të Shënimeve të Komunitetit, që shfrytëzon mekanizmin e verifikimit të fakteve nëpërmjet mbledhjes së informacionit të kontribuar nga përdoruesit.
“E kemi parë këtë përqasje të funksionojë në X – ku ata fuqizojnë vetë komunitetin e tyre për të vendosur se kur postimet janë ndoshta mashtruese dhe kur kanë nevojë për më shumë kontekst”, tha drejtuesi për çështjet globale në kompaninë Meta, Joel Kaplan.
Zoti Kaplan tha se sistemi i ri do të futet gradualisht gjatë muajve në vazhdim dhe se kompania do të vazhdojë të punojë për ta përmirësuar atë gjatë vitit në vazhdim. Gjatë tranzicionit, kompania Meta do të përdorë etiketimin (labels), në vend të paralajmërimeve të vendosura mbi postime të caktuara.
Agjencia e lajmeve Associated Press merrte pjesë në programin e kompanisë Meta për verifikimin e fakteve, por i dha fund pjesëmarrjes një vit më parë.
Kompania e mediave sociale njoftoi gjithashtu se synon të lejojë më shumë “shprehje të mendimit” duke hequr disa nga kufizimet për tematika janë bërë pjesë e diskutimit konvencional, si emigracioni dhe gjinia, në mënyrë që të fokusohej tek shkelje të rënda dhe të paligjshme, si p.sh. terrorizmi, shfrytëzimi seksual i fëmijëve dhe drogat.
Kompania Meta tha se përqasja e saj për të ndërtuar sisteme më komplekse për të menaxhuar përmbajtjen e materialeve në platformat e saj e ka “tejkaluar cakun” dhe se pati “bërë gabime të shumta” duke censuruar përmbajtje më shumë se ç’duhet.
Drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg pranoi se ndryshimet janë pjesërisht të nxitura nga zhvillimet politike, përfshirë fitoren në zgjedhjet presidenciale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.
“Zgjedhjet e fundit të japin gjithashtu ndjesinë e një pike kthese kulturore, duke u riorientuar sërish për t’i dhënë përparësi lirisë së shprehjes”, tha zoti Zuckerberg në një mesazh me video.
Bordi gjysëm i pavarur i mbikëqyrjes së kompanisë Meta, që ishte krijuar për të shërbyer si një arbitër për vendimmarrjen për çështje të debatueshme, tha se mirëpriste ndryshimet dhe se pret me padurim të bashkëpunojë me kompaninë “për t’i kuptuar ndryshimet me më shumë detaje, për t’u siguruar që përqasja e re të jetë sa më efektive dhe në mbështetje të lirisë së shprehjes, që të jetë e mundur”./VOA
Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, ka ndezur spekulime ...
“Facebook”, “WhatsApp”, “Messenger” dhe “Instagram” ka...
Google ka zbuluar një çip të ri për të cilin pretendon se ...
Një gjykatë federale e apelit të premten konfirmoi ligjin ...
Aplikacioni i mesazheve “Telegram” më në fund ka vendo...
Adoleshentët po përballen me kufizime të reja të gjera...
Agjencitë rregullatore amerikane kërkojnë që gjykata të nd...
Prodhuesi amerikan i automobilave, "Ford", do të shkurtojë...
Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, raportohet se ka ...
Apple po përballet me një pretendim ligjor që e akuzon atë...
Meta është gjobitur me 798 milionë euro për shkelje të lig...
SpaceX i Elon Musk mund të ndryshojë mënyrën tonë të udhët...
Udhëtimet me taksi në një të ardhme të afërt mund të reali...
Elon Musk, CEO i “Tesla”-s dhe platformës “X” është pë...
Florida Doçi është një tjetër histori suksesi shqiptar...
Në një lëvizje të papritur, Elon Musk ka blerë markën ikon...
Google së fundmi lançoi një funksion të ri që ju lejon të ...
Të hënën filloi në Paris panairi i makinave ku dominuan at...
Google është një nga kompanitë më të mëdha dhe më të njohu...
Celulari (ose telefoni celular) është një nga inovacio...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Çmimet e naftës u ulën në tregtimin e hershëm të së hënës,...
Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...