web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Titullari njofton largimin nga Tirana, pritet te rivalët e Superiores

28 Qershor 2025, 21:12, Sport CNA

ZYRTARE/ Titullari njofton largimin nga Tirana, pritet te rivalët e

Gentian Selmani ka zyrtarizuar largimin nga Tirana. Portieri nëpërmjet një postimi në profilin e tij, ka falënderuar klubin dhe tifozët, për kohën e kaluar së bashku.

E ardhmja e Selmanit pritet të jetë te Teuta, pasi ka arritur marrëveshjen me klubin durrsak.

Postimi i Selmanit:

Pas dy vitesh të bukura, erdhi koha t’i them mirupafshim këtij klubi të madh. Tirona gjithmonë do ketë një vend të veçantë në zemrën time.

I jam shumë mirënjohës dhe falënderues, në radhë të parë familjes Halili, me në krye president Refik Halilin, të gjithë trajnerëve, shokëve të ekipit dhe të gjithë anëtarëve të stafit në klub për këtë periudhë që punuam bashkë.

Për tifozët e mrekullueshëm: faleminderit për mbështetjen, pasionin dhe energjinë në çdo ndeshje.

S’do t’i harroj asnjëherë emocionet që na keni dhënë.

I uroj klubit vetëm suksese dhe lumturi për të ardhmen.

Me respekt, mirënjohje dhe përzemërsi, Gentian Selmani.





Lajmet e fundit nga