ZYRTARE/ Partizani “blindon” sulmin, vjen firma e radhës
Partizani duket shumë aktiv në këto ditë të fundit të qers...

Një humbje e madhe ka goditur komunitetin sportiv të Korçës. Albano Vaso, ish-futbollist i Skënderbeut dhe një nga figurat më të dashura të qytetit, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një boshllëk të thellë në zemrat e atyre që e njohën.
Albano ishte djali i legjendës së futbollit korçar, Teodor Vaso, por mbi të gjitha ishte një njeri i rrallë, që fitoi respektin e të gjithëve përmes karakterit të tij të qetë, përkushtimit dhe dashurisë për sportin. Largimi i tij i parakohshëm ka prekur thellë jo vetëm familjen dhe miqtë, por edhe të gjithë komunitetin sportiv e qytetar.
Ish-trajneri Dhimitraq Xhambazi e kujton si një djalë shembullor, me sjellje të përsosur dhe të dashur me të gjithë. Dhimbja për trajnerin është akoma më e madhe pasi një vit më parë u nda jeta edhe babai i Albanos, legjenda e futbollit Teodor Vaso.
"Albano Vason e kam njohur shumë herët sepse e kam pasur pjesëtar të ekipit të para të rinjve dhe të rinjve. Albano, një djalë i mirë, shembullor, në të gjitha drejtimet, aq më tepër që vjen nga një familje futbollistësh si i ndjeri Todo Vaso që sot ndiej edhe më shumë keqardhje për të dy këta njerëz shumë të mirë të qytetit. Një futbollist që ishte me të dhëna, jo vetëm me ekipin e para të rinjve, por ai është aktivizuar edhe me ekipin e të rinjve. Ajo që dua të veçoj në drejtim të këtij djali kaq të mirë është që ai ka pasur një shoqëri dhe shokët e deshën shumë. Ishte shumë njeri i dashur me të tjerët, ishte një njeri që nuk të krijonte asnjë shqetësim. Vdekja e parakohshme, duke u bashkuar edhe me vdekjen e të atit para 1 viti, mendoj që është akoma më e rëndë dhe e ndiejmë vërtet këtë humbje, jo vetëm ne që kemi jetuar e punuar me të, por edhe sportdashësit korçarë sepse ai e meritonte për të qenë një njeri shumë i mirë. Vdekja e tij e parakohshme është një keqardhje e madhe, aq më tepër që unë kam edhe lidhje familjare, më ka ardhur shumë keq për këtë njeri të dashur të qytetit të Korçës", u shpreh Xhambazi.
Largimi i tij i parakohshëm ka prekur jo vetëm ata që punuan dhe luajtën përkrah tij, por gjithë qytetin që e njohu si një bir të denjë të Korçës. Renato Rapo, i cili ka luajtur në ekip me të, ndalet te thjeshtësia dhe energjia pozitive që Albano sillte në çdo moment.
"Bëhet fjalë për një djalë të qeshur, një djalë gazmor, djalë i kompletuar. E rëndësishmja, vjen nga një familje me emër në qytetin e Korçës. Është një humbje shumë e madhe për të gjithë ne, bashkëfutbollistët, komunitetin dhe në veçanti familjen. Kam luajtur me të në vitet 1980, konkretisht nga 1985 deri në vitet 1992-1993, ishim bashkë në ekipin e Skënderbeut. Ai erdhi pas meje, se unë jam pak më i madh në moshë nga Albano. Pavarësisht ishte djali i Todo Vasos, ai nuk donte të njihej ashtu, e kishte si siklet atë pjesë. Me shoqërinë dhe brenda ekipit ishte djalë i humorit, pranonte dhe shaka dhe vërejtje. U shpreh ngushëllimet familjes dhe të gjithë njerëzve të afërt. Është një humbje shumë e madhe për ne dhe komunitetin e Korçës", tha Rapo.
Albano Vaso nuk ishte vetëm një futbollist i Skënderbeut. Ai ishte një njeri i thjeshtë, i ndershëm, dhe i dashur për të gjithë. Një zë i qetë, por me peshë, që la pas një trashëgimi vlerash në sport dhe në jetë. Sot, Korça i thotë lamtumirë birit të saj të denjë, por kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në fushë, në tribuna dhe në zemrat e atyre që patën fatin ta njohin./ CNA
Partizani duket shumë aktiv në këto ditë të fundit të qers...
Vllaznia ka hedhur pas krahëve humbjen e pak ditëve më par...
Manchester City konfirmoi formën e shkëlqyer në Botërorin ...
Gentian Selmani e ka mbyllur me Tiranën. 27-vjeçari ka ref...
Laçi u ka dhënë fund dilemave për trajnerin e ri. Në stol ...
Juventus-i ka vendosur prioritetet për merkaton e verës, m...
Cristiano Ronaldo ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij ...
Komisioni Mbikëqyrës për Klubet Profesionale të Futbollit ...
Federata e Futbollit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm p...
Flamurtari ka zgjedhur trajnerin e ri. Drejtimi i skuadrës...
Lorenc Trashi do të jetë pjesë e Flamurtarit, të paktën ed...
Gjermania është kualifikuar në finalen e Kampionatit Europ...
Skuadra e Skënderbeut, nën drejtimin e trajnerit Ernest Gj...
Bayern Munich po përballet me një situatë të vështirë fina...
Interi ka vendosur të fokusohet te Nicolo Rovella në rast ...
Disa prej futbollistëve të Kombëtares shqiptare ndodhen ak...
Stefano Pioli dhe Al Nassr kanë ndërprerë bashkëpunimin pa...
Drejtori sportiv i Milan-it, Igli Tare, deklaroi më herët ...
Igli Tare, drejtori sportiv i emëruar së fundmi te Milan-i...
Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF-së zhvilloi pu...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në raj...
Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme ...
Një rrufe ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomik për një b...
Mëngjesin e sotëm një shpërthim i fuqishëm i dyshuar me lë...
Dita e sotme karakterizohet nga mot i nxehtë dhe kryesisht...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qendrën e...
Është mbyllur fabrika e qumështit Vita në Kosovë. Sipas ra...
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, nuk do të ma...
Pas tetë ditësh nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Sa herë njoftohet një projekt i ri infrastrukturor, diskut...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, në seancën e sotme ple...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe sh...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një...