web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

ZYRTARE/ Klubi anglez shkarkon sërish trajnerin, gati pasuesi

12 Shkurt 2026, 16:40, Sport CNA

ZYRTARE/ Klubi anglez shkarkon sërish trajnerin, gati pasuesi

Nottingham Forest ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Sean Dyche pas vetëm katër muajsh në drejtim të skuadrës.

Vendimi erdhi pas barazimit 0-0 ndaj Wolves, skuadra e fundit në renditjen e Premier League. Pavarësisht 35 goditjeve drejt portës, Forest nuk arriti të shënojë.

Ekipi ka fituar vetëm tri nga 13 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet. Aktualisht, Nottingham ndodhet në vendin e 17-të, tre pikë mbi zonën e rënies nga kategoria. Drejtuesit kanë vendosur të ndryshojnë stafin teknik për të shmangur përkeqësimin e situatës.

Vitor Pereira është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës dhe, sipas raportimeve, ka arritur marrëveshje paraprake me klubin.





Lajmet e fundit nga