web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Telashe për Armando Brojën, e përjashtojnë te Burnley

11 Shkurt 2026, 20:24, Sport CNA

Telashe për Armando Brojën, e përjashtojnë te Burnley

Vendimi i fundit i trajnerit Scott Parker, ka konfirmuar vështirësitë për Armando Brojën.

Në ndeshjen kundër Crystal Palace, sulmuesi shqiptar ka mbetur jashtë listës së lojtarëve të grumbulluar, duke mos u përfshirë as në stolin rezervë. Ky vendim vjen pas një periudhe ku 24-vjeçari nuk ka arritur të lërë gjurmë gjatë minutave të aktivizimit.

Aktualisht, futbollisti ka humbur statusin e titullarit dhe do t'i duhet të punojë për të rifituar besimin e stafit teknik. Situata vështirësohet më tej nga gjendja e klubit, i cili po përballet me rezultate negative në kampionat.

Burnley mbetet në zonën e rrezikut për rënie nga kategoria, duke kërkuar zgjidhje imediate për pikë.





Lajmet e fundit nga