web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Nazmi Gripshi nuk di të ndalet, vjen goli i 16-të

19 Tetor 2025, 17:15, Sport CNA

VIDEO/ Nazmi Gripshi nuk di të ndalet, vjen goli i 16-të

Nazmi Gripshi ka shënuar sërish në kampionatin e Kazakistanit, duke ndihmuar skuadrën e Astanës në fitoren 5-3 ndaj Aktobes.

Mesfushori shqiptar realizoi nga pika e bardhë në fundin e pjesës së parë. Ky ishte goli i tij i 16-të në 25 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, ndërsa numëron edhe gjashtë asiste.

28-vjeçari po kalon një formë të mirë, duke u bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Goli i fundit vjen vetëm pak ditë pas grumbullimit të tij me Kombëtaren shqiptare. Gripshi nuk u aktivizua në ndeshjen ndaj Serbisë, por debutoi me fanellën kuqezi në miqësoren kundër Jordanisë.





Lajmet e fundit nga