web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Juventusi zhgënjen, Como fiton dhe e parakalon në renditje

19 Tetor 2025, 14:42, Sport CNA

Juventusi zhgënjen, Como fiton dhe e parakalon në renditje

Juventusi u mund 2-0 në transfertë ndaj Comos, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Serisë A.

Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas e zhbllokoi takimin që në minutat e para me golin e Kempf pas asistit të Nico Paz.

Në pjesën e dytë, ishte vetë Paz që realizoi golin e dytë në minutën e 79-të, duke vulosur rezultatin. Për Juventusin kjo ishte ndeshja e katërt radhazi pa fitore në kampionat, pas tre barazimeve të njëpasnjëshme.

Humbja e fundit e zbret skuadrën e Igor Tudor në vendin e gjashtë me 12 pikë. Në të njëjtën kuotë pikësh ngjitet edhe Como, që falë fitores ngjitet në vendin e pestë.





Lajmet e fundit nga