web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Messi rikthehet me dy gola, i jep triumfin Inter Miami-t

15 Shtator 2024, 09:50, Sport CNA

 

VIDEO/ Messi rikthehet me dy gola, i jep triumfin Inter Miami-t
Lionel Messi, Burimi: "YouTube"

Lionel Messi është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme tek Inter Miami pas mungesës që prej fillimit të qershorit.

Legjenda argjentinase mungonte në fushën e blertë që nga 15 korriku, pra finalja e Kupës së Amerikës ndaj Kolumbisë, ku u dëmtua.

Sulmuesi shënoi dygolësh në minutat 26 dhe 30, duke përmbysur ekipin e Philadelphia Union.

Sfida vazhdoi me rezultatin 2-1 deri në minutën e 90+8’ kur Suarez edhe në këtë rast me protagonizmin e Messi-t që dhuroi asist gjeti rrugën drejt rrjetës dhe i dha golin e tretë ekipit të Inter Miami.

Pas këtij takimi, Inter Miami kryeson me 62 pikë, 10 pikë më shumë se skuadra e vendit të dytë Cincinati.

Teksa rivali i ndeshjes së fundit, Philadelphia Union renditet në vend të 11-të me 30 pikë./CNA

 





Lajmet e fundit nga