web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

VIDEO/ Derbi Partizani-Tirana, nis marshimi i tifozëve. Shikoni çfarë ndodh në rrugët e kryeqytetit

6 Mars 2023, 16:50, Sport CNA

Tifozët e Tiranës kanë ndezur atmosferën shumë orë para fillimit të derbit të zjarrtë ndaj Partizanit që luhet në “Air Albania”.

Tifozeria bardheblu, e organizuar si gjithmonë për të marshuar e bashkuar drejt stadiumit ku luhet sfida, ka nisur që në orët e pasdites shfaqjen e saj në rrugët e kryeqytetit.

Kështu, një grup i madh ultrasish janë bashkuar pranë Pazarit të Ri dhe që nga aty kanë nisur marshimin e tyre drejt sheshit “Skënderbej” ku do të bëhej grumbullimi masiv për të vazhduar më pas drejt stadiumit rreth dy orë para fillimit të ndeshjes.





Lajmet e fundit nga