web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Teuta-Vllaznia, publikohen formacionet zyrtare

6 Mars 2023, 15:30, Sport CNA

Teuta pret në “Niko Dovana” skuadrën e Vllaznisë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 24-t. Ky takim do të startojë në orën 16:00.

Edi Martini dhe Mirel Josa kanë shuar çdo dyshim të mundshëm për këtë përballje, ndësa kanë skicuar edhe 11 luftëtarët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.

Te durrsakët mungojnë Goxhaj dhe Gruda. Mbrojtësi ka dëmtim, ndërsa sulmuesi vuan nga një gjendje gripale.

Nga ana tjetër, Josa i ka besuar sërish Balajt duke ulur kështu në stol Kainan, me këtë të fundit që shënoi dopietë në Kupën e Shqipërisë ndaj Partizanit.

Formacionet zyrtare:

Teuta: Qirko, Marku, Kuro, Jazexhi, Kotobelli, Gjinollari, Karabeci, Beqja, E.Vila, Kallaku, L.Vila. Trajner: Edi Martini

Vllaznia: Zogovic, Smajli, Gurishta, Bulatovic, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Mala, Balaj, Çoba. Trajner: Mirel Josa





Lajmet e fundit nga