web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Traumë në kokë gjatë stërvitjes, Morata dërgohet menjëherë në spital

7 Nëntor 2024, 16:30, Sport CNA
Traumë në kokë gjatë stërvitjes, Morata dërgohet
Alvaro Morata

Alvaro Morata nuk do të jetë në dispozicion të Paulo Fonseca-s për ndeshjen në transfertë ndaj Cagliari-t.

Mediet italiane raportojnë se sulmuesi ka pësuar një dëmtim në kokë gjatë seancës së sotme stërvitore, pas një përplasjeje të fortë me Pavlovic dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Legnano-s, ku u është nënshtruar ekzaminimeve.

Pavarësisht kësaj, si praktikë standarde, Morata do të monitorohet orë pas ore dhe për këtë arsye me siguri do të jetë jashtë ndeshjes së ardhshme të “Djallit”./CNA





Lajmet e fundit nga