web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana zyrtarizon një tjetër goditje, rikthehet portieri kampion

27 Janar 2026, 20:57, Sport CNA

Tirana zyrtarizon një tjetër goditje, rikthehet portieri kampion

Tirana ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Visar Bekaj, duke shënuar një tjetër lëvizje të rëndësishme pas afrimit të Redon Xhixhës.

Gardiani i përfaqësueses së Kosovës ka nënshkruar një kontratë që e lidh me kryeqytetasit deri në vitin 2027.

Bekaj vjen si lojtar i lirë pas ndërprerjes së bashkëpunimit me klubin turk Hatayspor, vendim i diktuar nga problemet financiare të këtyre të fundit.

Për shkak të pozicionit të vështirë në tabelë, ku Tirana rrezikon seriozisht mbijetesën, drejtuesit kanë vendosur të ndërhyjnë fuqishëm në merkaton e dimrit duke rikthyer lojtarë që e njohin ambientin dhe kanë kontribuar më parë në sukseset e klubit.





Lajmet e fundit nga