Akord mes palëve, gati firma për Fermin Lopez
Fermin Lopez dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje pë...

Federata e Futbollit organizoi eventin e rëndësishëm të prezantimit të strategjisë “Vision to Victory 2026-2030”. Një strategji me projekte që pritet të sjellin ndryshime cilësore në futbollin shqiptar në 4 vitet e ardhshme e që është bërë në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të UEFA-s pas një pune kërkimore të gjatë.
Në aktivitetin e zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar bëri një bilanc të strategjisë së kaluar “Futbolli për Kombin”, ku nënvizoi se 95% e objektivave janë realizuar ose janë në fazë të avancuar zbatimi.
Presidenti Duka shpalosi për të pranishmit dhe opinionin publik strategjinë për katër vitet e ardhshme, “Vision to Victory 2026-2030”, duke theksuar se ajo përfaqëson një vizion të qartë për zhvillimin e futbollit shqiptar në të gjitha nivelet. Strategjia synon rritjen e pjesëmarrjes dhe cilësisë së futbollit, forcimin e strukturave organizative dhe investime të qëndrueshme në infrastrukturë dhe formimin e talenteve të reja.
“Kjo strategji është ndërtuar për të qenë e matshme, e zbatueshme dhe e lidhur drejtpërdrejt me realitetin e futbollit shqiptar. Deri në vitin 2030, synojmë që të arrijmë një numër futbollistësh djem të regjistruar 26 mijë nga 24,078 që janë sot, pavarësisht sfidave demografike me të cilat përballet vendi. Kjo rritje do të vijë përmes zgjerimit të programeve në shkolla dhe komunitete, forcimit të rolit të shoqatave rajonale, mbështetjes së drejtpërdrejtë të klubeve për moshat e vogla, krijimit të më shumë aktiviteteve të organizuara për fëmijët dhe të rinjtë, përmirësimit të infrastrukturës, vazhdimit të projekteve 'Uniforma Ime' dhe 'Topi YT'.
Në aspektin e infrastrukturës, deri në vitin 2030 synojmë të shtojmë 30 deri në 40 fusha të reja futbolli, nga projektet e Federatës, kryesisht në rajonin e Tiranës, ku edhe dendësia e popullsisë është edhe më e madhe, që mund të ndikojë në përmirësimin e raportit popullsi–fusha, e cila fatkeqësisht sot është në nivele të pakënaqshme me 1 fushë futbolli për 18,981 banorë në një kohë që në vendet më të zhvilluara europiane kanë një raport: 1 fushë futbolli për 3800 banorë.
Por objektivi real dhe nevoja e domosdoshme në rang kombëtar duhet të jetë ndërtimi i 200 fushave të reja futbolli, i cili nuk mund të arrihet nga Federata, por kërkon mbështetjen nga buxhetet e shtetit.
Objektiv strategjik shumë i rëndësishëm mbetet rritja e numrit të spektatorëve në shkallët e stadiumeve në kampionatet kombëtare të të gjitha niveleve. Kjo do të arrihet në bashkëpunim me klubet profesioniste dhe akademitë, duke i asistuar ato me projekte konkrete dhe duke synuar të njëjtën qasje si në ekipin kombëtar A. Forcimi financiar i klubeve dhe akademive të futbollit. Ato sot vuajnë financiarisht dhe zhvillimi do të jetë shumë i ngadaltë pa mbështetje e incentiva financiare qoftë dhe i përkohshëm. Do të vazhdojmë mbështetjen financiare direkte nga buxhetet e federatës, siç kemi bërë këtë për vitin 2026 me 3 milionë euro, dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Qeverinë për finalizimin e ligjit të Sponsorizimeve në Sport. Progresi i futbollit dhe të gjithë sportit shqiptar do të jetë shumë i ngadaltë pa një ligj të tillë”, -tha kreu i FSHF-së.
Presidenti i FSHF-së nënvizoi edhe objektivat për ekipet kombëtare djem e vajza si dhe objektivat për ekipin kombëtar U-21.
“Objektivat për ekipet kombëtare mbeten: Pjesëmarrja e ekipit A të djemve në turnetë finalë Europian dhe Botëror dhe renditja në vendin e 50-të të FIFA-s. Ekipi U-21 kalimi i fazës së grupeve në Euro 2027, i cili do të zhvillohet në vendin tonë dhe kualifikimi në fazën finale të 'Euro 2029'. Qëndrimi në Ligën B i ekipit kombëtar të vajzave dhe synimi për t’u kualifikuar në kampionatin Europian 2029 në Gjermani”,- tha ndër të tjera Presidenti Duka.
Në përfundim, kreu i futbollit shqiptar theksoi se kjo strategji nuk është vetëm një dokument vizioni, por një plan konkret veprimi, që synon ta çojë futbollin shqiptar në një nivel më konkurrues në arenën ndërkombëtare.
“Vision to Victory” është një ftesë e hapur për të gjithë ju. Një ftesë për unitet, për ambicie dhe për besim. Vetëm së bashku mund ta kthejmë vizionin në fitore, jo vetëm në rezultate sportive, por në një futboll që zhvillon njerëzit, komunitetet dhe vendin tonë. Katër vitet që vijnë do të jenë vendimtare. Me përkushtim, profesionalizëm dhe bashkëpunim, jam i bindur se do ta çojmë futbollin shqiptar në një nivel të ri”,-përfundoi Duka./CNA
Fermin Lopez dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje pë...
Juventusi e konsideron të mbyllur negociatën për Youssef E...
Valentino Murataj është larguar nga Flamurtari. Mesfushori...
Mesfushori Uerdi Mara është rikthyer te skuadra e Dinamo B...
E ardhmja e Trent Alexander-Arnold te Real Madrid është në...
Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër zhvilloi sot puni...
Xabi Alonso pritet të rikthehet shpejt në pankinë pas larg...
Sipas raportimeve të Daily Mail, ka zhvillime të reja lidh...
Vijojnë paraqitjet pozitive të futbollistëve kuqezi që akt...
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Marvin Çuni, ka zyrtarizu...
Pas përfundimit të javës së 21-të në Kategorinë Superiore,...
Java e 22-të e Serisë A solli barazimin e parë sezonal për...
Juventusi ka arritur një fitore bindëse 3-0 ndaj Napolit n...
Manchester United ka arritur një fitore dramatike 3-2 në t...
Java e 21-të e Superiores dhuroi rivalitet të fortë, ndesh...
Elbasani u rikthye te fitorja në Superiore pas katër ndesh...
Portieri shqiptar Raffaele Huli ka arritur një moment të v...
Chelsea mori fitoren e dytë radhazi në Premier League, duk...
Atalanta u rikthye te fitorja në Serinë A, duke mposhtur P...
Tirana arriti një fitore minimale 1-0 ndaj Flamurtarit, në...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në në malin...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...