Juventusi jep leksion, fitore e pastër ndaj Napolit
Juventusi ka arritur një fitore bindëse 3-0 ndaj Napolit n...

Java e 22-të e Serisë A solli barazimin e parë sezonal për Romën, e cila deri në këtë pikë të kampionatit kishte regjistruar vetëm fitore ose humbje. Në stadiumin “Olimpiko”, verdhekuqtë ndalën Milanin në barazimin 1-1, një rezultat që i lejon Interit të shkëputet në krye me pesë pikë avantazh ndaj kuqezinjve dhe që e ngjit Romën në të njëjtën kuotë pikësh me Napolin.
Në pjesën e parë, Roma ishte skuadra dominuese, duke kontrolluar lojën dhe duke krijuar disa raste të pastra shënimi.
Malen rezultoi shumë aktiv në zonën kundërshtare, por u ndal disa herë nga ndërhyrjet vendimtare të portierit Majk Menjo dhe, në një rast tjetër, gaboi në finalizim duke dërguar topin jashtë.
Edhe Çelik me Kone provuan të gjenin rrugën e rrjetës, por u përballën me një Menji në formë të shkëlqyer, i cili realizoi të paktën katër pritje vendimtare, duke e mbajtur Milanin në lojë deri në pushim.
Në pjesën e dytë, Milani ndryshoi qasje, duke ngritur vijën e presionit dhe duke u shfaqur më shpesh në zonën e Romës.
Ky ndryshim u shpërblye në minutën e 61-të, kur De Vinter realizoi golin e avantazhit pas një goditjeje këndi, duke shfrytëzuar një pasiguri në mbrojtjen vendase.
Pas golit të pësuar, trajneri Gasperini reagoi duke riorganizuar repartin ofensiv, me aktivizimin e Vaz dhe Pelegrinit.
Ndryshimet sollën efektin e kërkuar dhe Roma arriti barazimin në minutën e 74-t. Pas një prekjeje të topit me dorë në zonë nga Bartesagi, gjyqtari akordoi penallti për verdhekuqtë, të cilën kapiteni Lorenzo Pelegrini e shndërroi në gol, duke vendosur ekuilibrin në rezultat.
Minutat e mbetura nuk sollën ndryshime në shifra, me të dyja skuadrat që administruan barazimin.
Me këtë rezultat, Roma dhe Milani ndanë nga një pikë, në një ndeshje që ndikoi drejtpërdrejt në renditjen e kreut të tabelës.
Roma ngjitet në vendin e tretë me 43 pikë, në të njëjtën kuotë me Napolin, ndërsa Milani mbetet pas Interit, por vazhdon pa humbje prej 21 ndeshjesh.
Juventusi ka arritur një fitore bindëse 3-0 ndaj Napolit n...
Manchester United ka arritur një fitore dramatike 3-2 në t...
Java e 21-të e Superiores dhuroi rivalitet të fortë, ndesh...
Elbasani u rikthye te fitorja në Superiore pas katër ndesh...
Portieri shqiptar Raffaele Huli ka arritur një moment të v...
Chelsea mori fitoren e dytë radhazi në Premier League, duk...
Atalanta u rikthye te fitorja në Serinë A, duke mposhtur P...
Tirana arriti një fitore minimale 1-0 ndaj Flamurtarit, në...
Teuta po kalon një periudhë të vështirë në kampionat, duke...
Skuadra e Dritës është shpallur fituese e Superkupës së Ko...
Negociatat mes Milanit dhe Mike Maignan janë drejt përfund...
Tirana dhe opinioni sportiv u njoftuan dje për ndarjen e p...
Borussia Dortmund fitoi 3-0 ndaj Union Berlin në transfert...
Bournemouth ka arritur një fitore të rëndësishme 3-2 ndaj ...
Fiorentina pësoi një tjetër humbje në shtëpi këtë herë nda...
Tre ndeshjet e Premier League, të vlefshme për javën e 23-...
Vllaznia fitoi minimalisht 1-0 ndaj Partizanit në ndeshjen...
Augsburg arriti një fitore surprizë 2-1 ndaj Bayern Munich...
Como arriti fitoren e katërt në gjashtë ndeshjet e fundit ...
Një garë e ashpër dhe me konkurrencë të lartë u zhvillua s...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...