web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asllani në “ajër”, problem bëhet paga e mesfushorit

27 Janar 2026, 18:03, Sport CNA

Asllani në “ajër”, problem bëhet paga e mesfushorit

Merkato e dimrit po afrohet me mbylljen, por e ardhmja e Kristjan Asllanit mbetet ende e paqartë.

Mesfushori kuqezi është jashtë planeve të Torinos dhe nuk ka perspektivë afatgjatë as te Interi, që zotëron kartonin e tij.

Asllani është në kërkim të një zgjidhjeje përfundimtare, por vetëm nëse plotësohen kushtet e tij financiare.

Ofertat nuk kanë munguar, por janë refuzuar për shkak të pagës. Aktualisht, ai përfiton rreth 1.7 milion euro në sezon. Asnjë klub i interesuar nuk ka ofruar këtë shifër.

Futbollisti dëshiron të qëndrojë në Serie A. Ndërkohë, koha po shkurtohet edhe në funksion të angazhimeve me kombëtaren.





Lajmet e fundit nga