Presidenti Duka prezanton strategjinë “Vision to Victory 2026-2030”: Ta kthejmë së bashku vizionin në fitore
Federata e Futbollit organizoi eventin e rëndësishëm të pr...

Federata e Futbollit prezantoi mbrëmjen e së hënës strategjinë katërvjeçare të zhvillimit të futbollit, “Vision to Victory”, një plan ambicioz i hartuar në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të UEFA-s, që vendos themelet për rritje të qëndrueshme, përfshirje të gjerë dhe performancë elitare në çdo nivel të lojës.
Në aktivitetin e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, përfaqësues të klubeve, akademive, shoqatave rajonale, drejtues të institucioneve shtetërore, sponsorëve, organizatave partnere, anëtarë të komunitetit të futbollit, ish-futbollistë të njohur, dhe përfaqësues të medias u njohën me vizionin që synon ta çojë futbollin shqiptar në një fazë të re zhvillimi, duke ndërtuar një ekosistem modern, gjithëpërfshirës dhe konkurrues.
Kjo strategji mbështetet mbi shtatë shtylla kyçe, të mirëmenduara për të prekur çdo dimension të futbollit:
- Hyrja në fushë
- Talenti elitar për kombëtaret dhe klubet
- Ndërtimi i lojës
- Edukimi përtej fushës
- Promovimi i pasionit dhe qëllimit
- Nxitja e investimeve
- Një organizatë e shkëlqyer
Një nga synimet kryesore të FSHF-së në planin për zhvillimin e futbollit në katër vitet e ardhshme është rritja e pjesëmarrjes në futboll, duke garantuar akses për të gjithë, pavarësisht moshës, gjinisë apo aftësisë. Projektet si “Uniforma Ime” apo “Topi Yt” kanë dëshmuar se investimi te baza jep rezultate konkrete, duke shënuar rritje të ndjeshme të numrit të pjesëmarrjesve gjatë katër viteve të fundit. Kjo rritje do të vijë vazhdimit të këtyre projekteve, por edhe përmes zgjerimit të programeve në shkolla dhe komunitet, forcimit të rolit të shoqatave rajonale, mbështetjes së drejtëpërdrejtë të klubeve për moshat e vogla dhe krijimit të sa më shumë aktiviteteve të organizuara për fëmijët e të rinjtë.
Në fokus të veçantë mbetet edhe infrastruktura, me synimin për të rritur numrin e fushave të futbollit, për të përmirësuar raportin popullsi – fusha, veçanërisht në zonat urbane dhe në Tiranë ku kërkesa është më e lartë.
“Vision to Victory” parashikon ndërtimin e një sistemi të unifikuar kombëtar për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve, ku akademitë elitare dhe klubet profesioniste të punojnë mbi metodologji të përbashkëta. Synimi është që të kemi më shumë lojtarë shqiptarë që aktivizohen në kampionate elitare europiane dhe të sigurohet që ekipet kombëtare të moshave të jenë rregullisht pjesëmarrëse në fazat finale të UEFA-s. Po ashtu, synimi për Kombëtaren A mbetet i njëjtë dhe i qartë: të jetë gjithmonë në garë për kualifikim në çdo cikël europiani dhe botërori.
Një peshë të veçantë ka edhe shtylla “Edukimi përtej fushës” që synon rritjen e numrit dhe cilësisë së trajnerëve të licencuar, zhvillimin e kurseve online, mbështetjen e trajnereve vajza si edhe forcimin e trupës së arbitrave të rinj. Edukimi do të shtrihet edhe tek administratorët e klubeve, për të garantuar një eksperiencë loje më profesionale dhe të qëndrueshme.
Përmes shtyllës “Promovimi i pasionit dhe qëllimit”, FSHF do të intensifikojë komunikimin me komunitetin e futbollit, përmes kanaleve të ndryshme në rrjete sociale dhe media tradicionale dhe do ta përshtasë atë sipas grupeve të ndryshme që ndjekin futbollin. Kjo shtyllë shërben jo vetëm për të promovuar lojën e bukur të futbollit, por për ta përdorur këtë lojë edhe për ndikim social, duke ngritur jo vetëm lojën por edhe shoqërinë dhe cilësinë e jetës.
Në planin afatmesëm, strategjia synon forcimin e partneriteteve, rritjen e investimeve publike dhe private, si edhe avancimin e qeverisjes dhe digjitalizimit, duke bërë që proceset administrative dhe sportive të funksionojnë plotësisht në mënyrë të digjitalizuar dhe të bazuar në të dhëna.
“Vision to Victory” nuk është thjesht një strategji. Është angazhimi konkret i FSHF për ta çuar futbollin shqiptar përpara, nga baza tek elita dhe nga vizioni, te fitorja.
Federata e Futbollit organizoi eventin e rëndësishëm të pr...
Fermin Lopez dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje pë...
Juventusi e konsideron të mbyllur negociatën për Youssef E...
Valentino Murataj është larguar nga Flamurtari. Mesfushori...
Mesfushori Uerdi Mara është rikthyer te skuadra e Dinamo B...
E ardhmja e Trent Alexander-Arnold te Real Madrid është në...
Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër zhvilloi sot puni...
Xabi Alonso pritet të rikthehet shpejt në pankinë pas larg...
Sipas raportimeve të Daily Mail, ka zhvillime të reja lidh...
Vijojnë paraqitjet pozitive të futbollistëve kuqezi që akt...
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Marvin Çuni, ka zyrtarizu...
Pas përfundimit të javës së 21-të në Kategorinë Superiore,...
Java e 22-të e Serisë A solli barazimin e parë sezonal për...
Juventusi ka arritur një fitore bindëse 3-0 ndaj Napolit n...
Manchester United ka arritur një fitore dramatike 3-2 në t...
Java e 21-të e Superiores dhuroi rivalitet të fortë, ndesh...
Elbasani u rikthye te fitorja në Superiore pas katër ndesh...
Portieri shqiptar Raffaele Huli ka arritur një moment të v...
Chelsea mori fitoren e dytë radhazi në Premier League, duk...
Atalanta u rikthye te fitorja në Serinë A, duke mposhtur P...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të diel në në malin...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...