“Do ketë emra të rinj në mars te Shqipëria”, rrëfimi i Silvinjos: Më pëlqen shumë një lojtar i Partizanit
Silvinjo ka dhënë një rrëfim në “RTSH Sport” sa i përket ave...
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, në një intervistë për gazetarin e Supersport, Sokol Xhihanin, ka treguar se si kanë qenë këto muajë të parë në vendin tonë. Braziliani ka zbuluar se në skuadrën kuqezi pritet që të ketë fytyra të reja, ndërsa tregon se për të në ekip nuk mund të ketë vetëm një lider, por duhet të jenë disa të tillë. 48-vjecari zbulon se po punohet intensivisht për ndeshjen me Poloninë, që do të jetë dhe premiera e tij si “timonier” i kuqezinjve.
“Faleminderit për ftesën. Është kënaqësia ime që të flas me ju. Kam dy muaj në Tiranë duke punuar intensivisht. Udhëtime nëpër Europë për të parë nga afër dhe për të folur me lojtarët. Këtu ushqimi është shumë i mirë dhe jetohet gjithashtu shumë mirë. Njerëzit janë shumë afër nesh. Për ne, të huajt, që vijmë këtu është shumë e rëndësishme se si pritemi dhe shikoj që këtu ka njerëz shumë të mirë dhe të kulturuar. Kështu që jam ndier mirë.’
Njohja me lojtarët: “Si gjithë trajnerët e kombëtareve më duhet të them që nuk luhet shpesh, por na duhet që të presim. Duhet të punosh shumë. Nga pjesa që duhet të flasësh me lojtarët e deri te videot që duhet të shohësh e më pas duhet pritur data e grumbullimit apo dhe ndeshja për të parë atë që kemi bërë. Në krahun tjetër puna vazhdon, njihen më mirë lojtarët, shikohen video të kundërshtarëve dhe në fund mund të krijojmë një ide për gjithçka përfshirë këtu dhe çfarë lojtaresh kemi”.
A është gati lista për Poloninë? “Po. Besoj pak a shumë po. Kur punon në një kombëtare nuk është se ke një liste prej 25 apo 26 lojtarësh dhe duhet të punosh me ta. Përkundrazi kemi gati 50 lojtarë të cilët mund të jenë pjesë e kombëtares. Një skuadër e kemi pak a shumë në mendje por duhet të presim deri ne fund, sepse në futboll ka dhe dëmtime që shpresoj mos të na ndodhin. Por, pak a shumë, i kemi në mendje lojtarët për ndeshjen me Poloninë”.
Përgatitjet në kompleksin e Federatës: “Jam shumë i kënaqur. Kur erdha këtu e gjithë puna ishte vënë përpara, por duhej dhe pak. Presidenti dhe Federata kanë bërë një sforco te madhe që gjithçka të jetë gati për të filluar stervitjen këtu. Kam folur edhe me lojtarët dhe ata janë të kënaqur që do të stërviten në Tiranë. Kombëtarja është e të gjithëve dhe sa më afër njerëzve të jemi aq më mirë është.
Në krahun tjetër, më pas puna do të shihet me kalimin e kohës. Duhet të falënderoj të gjithë trajnerët që kanë qenë këtu, pasi me apo pa rezultate kanë dhe një kontribut në rritjen e lojtarëve dhe ne duhet të provojmë tani që të marrim më të mirën”.
Puna për premierën ndaj Polonisë: “Kjo është një tjetër anë shumë e rëndësishme. Ne kemi parë shumë ndeshje dhe kemi shumë gjëra në mendje. Duke qenë se nuk do të kemi një miqësore përpara ndeshjes zyrtare do të kemi 6 ditë kohë për t’u stërvitur. Në fillim më duhet të flas nga afër me lojtarët, t’i njoh më mirë atë dhe në fund do të bëj një zgjedhje edhe per skemën. Por më duhet të them që unë e kam në mendje pak a shumë por gjithçka do te konkretizohet pasi të nisim stërvitjen me lojtarët.
Krahasimi mes brezave: “Unë kam jetuar me futbollin e 20 viteve më parë. Mendoj që nuk është as mire as keq. Gjenerata e re tashmë ka ndryshuar. Nuk është e njëjta gjë kur flasim për një lider me 20 vite më parë. Të gjithë kanë në mendje lojtarë të rëndesishëm, për shembull të Shqipërisë apo Brazilit, të Milanit, Interit, Juventusit apo Barcelonës, por mendoj që në ditët e sotme ka ndryshuar gjithçka. Na duhen 3 apo 4 lojtarë me të cilët mund të diskutojmë gjëra të rëndësishme sepse të them të drejten nuk besoj në një lider sot. Është gjeneratë tjetër. Mendoj se duhet të ndryshojmë diçka në këtë. Më mirë 3 apo 4 lojtarë kryesorë se sa një.
Opinioni për derbin: “Ndeshje e fortë. E vështirë. Kam parë dhe një ndeshje tjetër të kampionatit. Ka lojtarë që mund të vijnë në kombëtare tani apo edhe më pas. Më kanë pëlqyer disa gjëra kanë parë disa lojtarë por të shohim.
Lojtarë nga Superiorja? “Ndoshta po. Duhet të presim deri në fund. Mbase dhe mund të kemi lojtarë të kampionatit shqiptar në grumbullimin e parë. Do të kemi fytyra te reja. Kemi sigurisht një grup të mirë lojtarësh ku do të bazohemi por do të ketë edhe hyrje të reja.”
Krahasimi me Edy Rejën: “Jemi të ndryshëm si trajnerë. Na bashkon fakti që secili do të bëjë mirë në punën e tij. Çdo trajner ka karakteristikat e veta. Unë kam jetuar me futbollin gjithë jetën. Besoj shumë në atë se çfarë thonë sytë e çdokujt që kam përballë. Më duhet të flas me lojtarët, me federatën por edhe me shtypin. Unë besoj shumë te ndërtimi i marrëdhënieve. Por, në fund unë jam trajneri dhe më duhet të bëj të gjitha zgjedhjet. Për këtë kemi edhe një staf të mirë. Më pëlqen shumë të punoj në fushë, të jem afër lojtarëve. Si lojtar kam qenë shumë komunikues, doja të flisja me të gjithë shokët e skuadrës. Tani është ndryshe sepse jam në rolin e trajnerit, gjithsesi karakteristikat mbeten. Më duhet të jem thjesht Silvinjo.
Mësimi i shqipes: “Duhet të mësohem akoma më shumë. Kemi shumë mbledhje, shumë video dhe shumë punë. Gjithsesi më duhet të gjej më shumë kohë të mësoj më shumë shqip, por nuk është e lehtë me besoni.”
Silvinjo ka dhënë një rrëfim në “RTSH Sport” sa i përket ave...
Një dokument mund të nxjerrë Juventusin të pafajshëm në çësh...
Andi Hadroj dhe Arinaldo Rrapaj kanë lënë përshtypje pozitiv...
Një histori rozë ka dal në pah ditët e fundit në Paris, teks...
Çfarë i tha në të vërtetë arbitri i katërt Mourinhos, gjatë ...
Watford nuk kishte aspak besim te Rei Manaj. Pas ardhjes n...
Christophe Dugarry, kampioni bote dhe Evropës me Francën (1...
Ndeshja Vllaznia-Partizani ishte programuar të luhej në orën...
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ndoqi në stadium ...
Humbja e tretë radhazi në shtëpi ka tronditur klubin e Laçit...
Partizani arriti të fitonte dje kundër Tiranës, ndeshje e vl...
Kristiano Ronaldo është akuzuar për tradhti, por partnerja e...
Partizani luajti dje kundër Tiranës, ndeshje që përfundoi me...
Trajneri i Mançester Junajtidit, Erik ten Hag, i ka bërë një...
Partizani arriti të fitonte me rezultatin 2-0 kundër Tiranës...
Sezoni i dytë në Angli në drejtimin e Tottenham nuk po shkon...
Tashmë nuk është më një surprizë angazhimi i arbitrave shqip...
Derbi mes Tiranës dhe Partizanit nuk prodhoi një lojë atrakt...
Shkëlqim Muça, pjesë e panelit të përhershëm në “Rubrikën ...
Tre tifozë janë vënë nën hetim nga policia, pasi akuzohen ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...