web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bënë super ndeshje në derbi, Sylvinho fton dy lojtarët e Partizanit në Kombëtare

7 Mars 2023, 18:05, Sport CNA

Andi Hadroj dhe Arinaldo Rrapaj kanë lënë përshtypje pozitive te trajneri Sylvinho. Dy lojtarët e Partizanit shkëlqyen mbrëmë në derbi kundër Tiranës duke arritur të jenë protagonistë në fushën e lojës.

MCN raporton se mbrojtësi dhe mesfushori janë në listën e atyre që ka përpiluar trajneri brazilian për grumbullimet e muajit mars.

Hadroj ishte protagonist me asistin e golit të parë për Mba, ndërsa vlonjati arriti të fitonte penalltinë që për fatin e keq të Partizanit, nuk u shndërrua në gol nga Telushi.

Lajm fantastik ky për dy lojtarët e kuq që në këtë sezon futbollistik janë ndër më të mirët e këtij edicioni futbollistik në vendin tonë.

Nderkohe ndeshja Vllaznia – Partizani ishte programuar të luhej në orën 19:00, por tashmë Sektori i Gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur ta ndryshojë. Takimi do të zhvillohet të shtunën, në orën 17:00.

Kjo sfidë e vlefshme për javën e 25-të të Superiores pritet të vendosë shumë për fatet e të dy skuadrave. Partizani është i karikuar pas fitores në derbi, ndërsa shkodranët vijnë në këtë përballje pas barazimit me Teutën.





Lajmet e fundit nga