web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Serie A/ Fitorja e parë sezonale, Genoa ringjallet pas shkarkimit të trajnerit

3 Nëntor 2025, 20:41, Sport CNA

Serie A/ Fitorja e parë sezonale, Genoa ringjallet pas shkarkimit të

Genoa ka marrë fitoren e parë të sezonit në Serie A, pas nëntë ndeshjesh pa sukses, duke mundur Sassuolon 2-1 në transfertë.

Skuadra mike kaloi në avantazh në minutën e 18-të me një goditje të fuqishme nga distanca të Malinovskyt. Sassuolo reagoi dhe në fillim të pjesës së dytë barazoi rezultatin me Domenico Berardin, pas një aksioni nga goditja e këndit.

Ndeshja dukej se do të mbyllej në barazim, por në minutën e 93-të, Leo Ostigard shënoi me kokë golin e fitores pas një goditjeje dënimi të Aaron Martin.

Ky ishte suksesi i parë për Genoan pas një fillimi të vështirë sezoni, që e ngjit në vendin e 18-të në renditje.

Sassuolo, ndërkohë, mbetet në vendin e 11-të dhe humbet mundësinë për t’u afruar me zonën europiane. Për Genoan, kjo fitore vjen menjëherë pas largimit të trajnerit Patrick Vieira.





Lajmet e fundit nga