Vendos Modric, Milani merr fitoren e dytë radhazi
Milani fitoi 1-0 ndaj Bolognas në “San Siro”, duke e çuar ...

Shqipëria priti javën e kaluar një ngjarje historike për vendin dhe futbollin tonë, mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Nën drejtimin e Presidentit Aleksandër Ceferin, KE e UEFA-s mori vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbollit europian.
Në një intervistë ekskluzive dhe të parën për FSHF TV, Presidenti Ceferin shpjegoi arsyen se pse Tirana u zgjodh si mikpritëse e kësaj mbledhjeje të nivelit të lartë, ndërsa foli edhe për bashkorganizimin e Europianit U-21 2027 mes FSHF-së dhe Federatës Serbe.
Kreu i qeverisë së futbollit europian vlerëson punën e FSHF-së ndër vite, ndërsa tregoi edhe mënyrën se si UEFA ndihmon federatat e vogla dhe nëse Shqipëria do të mirëpresë sërish në të ardhmen një tjetër kompeticion madhor europian.
– President, kjo nuk është hera juaj e parë në Tiranë. Cili është impresioni i vizitës suaj këtu?
– Kam qenë shumë herë në Tiranë, kam vizituar Federatën dhe mikun tim Armand. Është gjithmonë kënaqësi të vij këtu, i shoh ndryshimet në qytet, në infrastrukturë dhe çdo gjë tjetër, që nga vizita ime e parë në 2016 apo pak më herët. Që atëherë, shumë gjëra kanë ndryshuar.
– Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është një ngjarje historike për futbollin shqiptar. Pse zgjodhët Tiranën për këtë event?
– Prej 3-4 vitesh, në shtator ne shkojmë në një vend të ri dhe mendojmë se Tirana është një vend fantastik për të ardhur, e dinim që organizimi do të ishte i mirë. Ishte një zgjedhje e lehtë për t’u bërë.
– Shqipëria do të jetë bashkorganizatore me Serbinë për Kampionatin Europian U-21 në 2027-ën. Është një event që është kontestuar shumë në rajon. Çfarë opinioni keni për këtë?
– Në këtë rajon, pothuajse çdo gjë kontestohet. Mendimi im është që futbolli është përtej politikës. Futbolli duhet të sjellë miqësi, paqe dhe jo dhunë e përdorim politik. Çfarëdo që të bësh, sidomos në diçka si futbolli, kontestohet nga dikush. Më e rëndësishmja është që të shohësh veten në pasqyrë dhe të thuash që ishte gjëja e duhur. Po ndjekim çdo gjë bashkë, së bashku me Armandin dhe Federatën, gjithashtu dhe me Federatën serbe dhe jam i sigurt që gjithçka do të shkojë shkëlqyeshëm. Do të tregojmë që futbolli është mbi politikën e përditshme.
– Gjatë drejtimit tuaj kanë qenë shumë projekte në mbështetje të federatave anëtare, po a është ky suport i balancuar mes vendeve të vogla dhe të mëdha?
– Ka qenë mëse i balancuar do të thoja. Nëse bën një krahasim se sa sjellin vendet e mëdha, ata nuk përfitojnë aq sa sjellin, ndërkohë vendet e vogla marrin pak më shumë sesa sjellin. Por kjo është e drejtë, sepse ky është futbolli dhe ne jemi trupi drejtues dhe duhet të zhvillojmë futbollin. Nuk duhet të harrojmë se vendet e mëdha, pa lojtarët nga Shqipëria, Sllovenia apo Kroacia, nuk do të ishin aq të forta sa janë. Ndaj, duhet të zhvillosh futbollin kudo që të kesh futboll të fortë edhe në vendet e mëdha.
– Sa eficiente ka qenë FSHF në UEFA?
-Supereficiente. Ju siguroj që nuk do ta kisha Armand Dukën si zv.president të UEFA-s, nëse FSHF nuk do të bënte një punë të përkryer.
– Si mund ta ndihmojë UEFA në të ardhmen kampionatin shqiptar?
– Të ndihmosh konkretisht kampionatin është e pamundur, pasi nuk mund të ndërhyjmë te kampionatet. Por besoj që kemi ndihmuar me Conference League, kompeticionin e ri, ku fituesi i një kampionati të vogël, jo vetëm që mund të marrë pjesë, por edhe të ketë rezultate të mira, siç shumë kampionate të vogla e kanë treguar.
– Kanë qenë shumë evente në Shqipëri në vitet e shkuara, si finalja e Conference League në vitin 2022, Kampionati Europian U-17 sezonin e kaluar, edhe Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv. A presim më shumë në të ardhmen? Si për shembull një Kampionat Europian në 2036-ën me vende të tjera në rajon?
-Je i shpejtë! Secili shtet nga 55 vendet anëtare më pyet “A do të mirëpresim më shumë kompeticione?” Le të shohim, për momentin nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Por stadiumi kombëtar është i mirë, për pjesën tjetër duhet të punoni edhe pak.
Milani fitoi 1-0 ndaj Bolognas në “San Siro”, duke e çuar ...
U luajtën ndeshjet e javës së tretë në Superiore. Egnatia...
Elbasani arriti një fitore të rëndësishme ndaj Dinamos, du...
Sassuolo arriti fitoren e parë në Serie A këtë sezon, duke...
Manchester City fitoi 3-0 në derbin ndaj Manchester United...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se ndeshja...
Në futbollin europian ka gjithmonë histori të reja për t’u...
Mundësi i Shqipërisë, Chermen Valiev është kualifikuar në ...
Manuel Neuer ka konfirmuar se nuk do të rikthehet më në ko...
Atalanta arriti fitoren e parë në këtë sezon të Serie A du...
Armando Broja debutoi këtë sezon në Premier League me fane...
Inter ka regjistruar një nga nisjet më të dobëta të sezoni...
Kombëtarja U-15 do të luajë dy ndeshje miqësore kundër Mal...
Torino mori fitoren e parë në Serie A këtë sezon duke mpos...
Anis Mehmeti u dallua në fitoren 0-3 të Bristol Cityt në f...
Napoli fitoi 3-1 ndaj Fiorentinës, në duelin e vlefshëm pë...
Vllaznia ka marrë një fitore të thellë 4-1 ndaj Partizanit...
Partizani u mposht 4-1 nga Vllaznia, në sfidën e javës së ...
Në Superiore, u luajtën këtë të shtunë tre ndeshje, të vle...
Vllaznia arriti një fitore të thellë 4-1 ndaj Partizanit, ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Detaje të reja mësohen nga aksidenti i rëndë që u shënua n...
Dy aksidente janë shënuar këtë të martë në afërsi të Pogra...
Policia e Tiranës ka ndarë të dhënat zyrtare lidhur me aks...
Dy persona raportohet të kenë humbur jetën nga aksidenti i...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Europa po përballet me një krizë të paprecedentë për shkak...
Autoritetet italiane kanë arrestuar katër persona të dyshu...
Tërmetet e dyfishta që goditën Venezuelën të mërkurën e ka...
Një miliarder kinez i vetinternuar në Shtetet e Bashkuara ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...