web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Portieri i Kilit “tallet” me sulmuesit e Shqipërisë: Nuk u hodha asnjëherë

23 Mars 2024, 14:51, Sport CNA

Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Kilit në Parma ishte e veçantë për portierin Claudio Bravo. Ish-portieri i Barcelonës dhe Manchester City-t, ishte titullar në një ndeshje ku ai vendosi një rekord të ri.

Bravo u bë lojtari i parë në historinë e përfaqësueses së tij që luante përtej moshës 40-vjeçare.

Ai nuk e vu shumë në punë nga lojtarët e Shqipërisë, të cilët nuk regjistruan asnjë gjuajtje në portë në këtë duel. Këtë e pranoi edhe ai vetë pas ndeshjes, ku tha se nuk u hodh asnjëherë.

“Na jep kënaqësi fitorja, pasi kemi bërë një punë të mirë këto ditë. Edhe pse jam thuajse 41-vjeçar, kam shumë dëshirë. Shokët e skuadrës kanë bërë një ndeshje thuajse perfekte. Mendoj se nuk jam hedhur asnjëherë në tokë gjatë 90 minutave, kjo tregon shumë për punën taktike dhe sforcon fizike që bënë djemtë dhe që duhen duartrokitur”, tha ai pas sfidës.





Lajmet e fundit nga