web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përforcim në sulm, Flamurtari prezanton lojtarin nga rivalët e Superiores

1 Shkurt 2026, 20:03, Sport CNA

Përforcim në sulm, Flamurtari prezanton lojtarin nga rivalët e

Klubi i Flamurtarit ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Archange Bintsouka për pjesën e mbetur të sezonit.

Futbollisti kongolez largohet nga Partizani pas një periudhe ku hapësirat e tij në formacion u reduktuan pas ndryshimeve në stafin teknik të të kuqve.

Gjatë verës, Bintsouka ishte në qendër të diskutimeve për rinovimin e kontratës, proces që u mbyll me vonesë dhe ndikoi në fazën e tij përgatitore.

Përforcim në sulm, Flamurtari prezanton lojtarin nga rivalët e

Drejtuesit e Partizanit dhe lojtari ranë dakord që huazimi te vlonjatët do të shërbente si zgjidhja më e mirë për të gjitha palët. Flamurtari e prezantoi sulmuesin si një përforcim që shton fizikun dhe alternativat në repartin e avancuar.

Bintsouka pritet të vihet menjëherë në dispozicion të trajnerit për të nisur stërvitjen me grupin e ri.





Lajmet e fundit nga