web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kategoria e Parë/ Canka humb penallti, Lushnja mposhtet nga një supergol. Burreli ngjitet në renditje

1 Shkurt 2026, 15:49, Sport CNA

Kategoria e Parë/ Canka humb penallti, Lushnja mposhtet nga një

Java e 20-të e Kategorisë së Parë u mbyll me fitoren minimale 1-0 të Burrelit ndaj Lushnjës, në një përballje që u vendos nga detajet.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa takimi mund të kishte marrë një rrjedhë tjetër në fillimin e së dytës, por sulmuesi veteran i lushnjarëve, Mikel Canka, humbi një mundësi të artë duke goditur mbi portë nga pika e bardhë e penalltisë.

Matjanët e shfrytëzuan këtë gabim dhe në minutën e 66-të gjetën golin e avantazhit falë një realizimi spektakolar të Donald Mëllugjës.

Kjo fitore i ngjit matjanët në kuotën e 29 pikëve, duke siguruar vendin e katërt në renditje. Nga ana tjetër, Lushnja mbetet në vendin e 10-të me 20 pikë, duke u përfshirë seriozisht në luftën për mbijetesë.





Lajmet e fundit nga