web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Australian Open/ Djokovic fiton ndeshjen maratonë ndaj Sinner, në finale gjen Alcaraz

30 Janar 2026, 17:00, Sport CNA

Australian Open/ Djokovic fiton ndeshjen maratonë ndaj Sinner, në

Mbrojtja e titullit të Jannik Sinner në Australian Open u ndal në gjysmëfinale.

Tenisti italian u eliminua nga Novak Djokovic pas një ndeshjeje maratonë që zgjati 4 orë e 9 minuta.

Serbi fitoi me rezultatin 3-6, 6-3, 4-6, 6-4, 6-4. Sinner e nisi mirë takimin, por me kalimin e seteve rriti numrin e gabimeve.

Vendimtare rezultoi humbja e shumë mundësive për “break”, sidomos në setin e pestë. Djokovic tregoi rritje të vazhdueshme fizike dhe taktike gjatë ndeshjes.

Me këtë fitore, serbi siguron finalen e Australian Open, aty ku do të përballet me Carlos Alcaraz.





Lajmet e fundit nga