web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Milani në Champions League, Allegri emërohet te skuadra italiane

29 Maj 2026, 16:23, Sport CNA

Nga Milani në Champions League, Allegri emërohet te skuadra italiane

Masimiliano Allegri nuk ka humbur kohë pas shkarkimit nga Milani dhe është zgjedhur si trajner te Napoli. Presidenti Aurelio De Laurentiis ka vendosur t’i besojë trajnerit italian drejtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, pas largimit të Antonio Contes.

Sipas raportimeve nga Italia, Allegri do të firmosë një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Pas një sezoni të vështirë me Milanin dhe mungesës së kualifikimit në Champions League, Allegri do të nisë një aventurë të re te Napoli, skuadër që sezonet e fundit ka luftuar për titullin në Serinë A.

Klubi kuqezi mbeti jashtë Champions-it dhe do të luajë në Europa League, ndërsa drejtuesit kanë nisur një proces të gjerë ristrukturimi.

Ndërkohë, Alegri përgatitet për një tjetër rikthim në Champions, kompeticion ku eksperienca e fundit e tij ishte me Juventusin në sezonin 2022-2023. Atë sezon bardhezinjtë fituan vetëm një ndeshje në fazën e grupeve dhe e mbyllën grupin në vendin e tretë, duke kaluar më pas në Europa League.





Lajmet e fundit nga