Duka kujton fillimet dhe sfidat në FSHF: Ajo mbrëmje tetori, emocioni më i madh...
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një intervistë...

Në një rrëfim ndryshe për revistën “Bordo”, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit preku disa tema.
Armand Duka foli edhe për marrëdhëniet me trajnerët e Kombëtares, duke veçuar rolin e De Biasi-t dhe suksesin e Sylvinho-s, si dhe për krenarinë që i japin futbollistët shqiptarë me sukseset e tyre në klubet europiane.
Ai theksoi se Kombëtarja është “brand-i i Shqipërisë moderne” dhe mbetet simboli më i fortë i bashkimit kombëtar.
Keni bashkëpunuar me shumë trajnerë, cili prej tyre i ka dhënë më shumë Kombëtares?
"Secili trajner i Kombëtares ka hedhur një gur themeli në ndërtimin e skuadrës që kemi sot, qoftë në mentalitet, rritjen e lojtarëve të rinj apo arritjen e sukseseve madhore ndër vite. Ndër trajnerët e parë që bëri histori dhe solli një mentalitet ndryshe dhe transformoi konceptin që kishim për futbollin e Kombëtares deri në atë kohë, ishte Hans-Peter Brigel.
Në aspektin e suksesit sportiv apo arritjeve le të themi, sigurisht që Gianni de Biasi ishte i pari që ia doli të udhëhiqte Kombëtaren drejt kualifikimit historik për herë të parë në finalet e Euro, 'Francë 2016'. Sigurisht, nuk mbetet pas trajneri aktual Silvinjo, i cili e drejtoi ekipin drejt finaleve të 'Euro 2024' pas një fushate kualifikuese fantastike dhe sot jemi në gjysmë të rrugës për të arritur një tjetër objektiv: finalet e Botërorit."
Raportet me trajnerët i kalojnë marrëdhëniet e punës, me cilin prej atyre që kanë qenë pjesë e Kombëtares vijoni të keni një raport miqësor?
"Me shumicën e trajnerëve të Kombëtares kemi pasur raporte pozitive pune dhe personale, por dinamikat e punës dhe jetës të bëjnë që me disa të ritakohesh më shpesh se me të tjerë. Në aktivitetet e shpeshta europiane ku marr pjesë, më bie të ndeshem me ish-trajnerë, si për shembull Gianni de Biasi apo Edy Reja, të cilët ruajnë ende një dashamirësi të madhe për Shqipërinë dhe me të cilët kam raporte shumë të mira edhe sot e kësaj dite."
Sylvinho, a është në këndvështrimin tuaj pika më e fortë e drejtimit të Kombëtares?
"Futbolli është një sport kolektiv, ku secili element ka rëndësi në performancën e ekipit. Trajneri dhe stafi teknik janë një pikë e fortë për të ndërtuar një ekip konkurrues, për të shtyrë lojtarët drejt objektivit dhe për t’i dhënë performanca të mira të ekipit. Trajneri Siylvinho është një trajner punëtor, i përkushtuar dhe ka bërë mirë me Kombëtaren përgjatë këtyre 2 viteve e gjysmë.
Nga ana tjetër, merita i takon gjithashtu edhe çdo futbollisti që jep kontributin e tij për skuadrën dhe çdo anëtari të stafit apo të Federatës që sigurohen që çdo gjë të shkojë në mënyrë të përkryer. Pra, është një miks faktorësh që e bëjnë një ekip të fortë, po patjetër, trajneri ka përgjegjësinë e madhe për ta drejtuar aty ku duhet."
Futbollistët, emrat e Kombëtares janë gjithmonë të përfolur. A keni pengje në këtë pikë, futbollistë që s’mundën të vishnin fanellën e Kombëtares për një arsye apo një tjetër?
"Unë jam shumë i lumtur për suksesin që kanë pasur futbollistët shqiptarë në botë, të cilët kanë përfaqësuar shtete të tjera, por jam shumë krenar për ata që kanë zgjedhur të luajnë dhe sakrifikojnë për ekipin tonë kombëtar.
Në një pikëpamje teknike, mund të kishim qenë një ekip akoma më i fortë me disa emra të rëndësishëm, por unë besoj që kënaqësinë që të jep përfaqësimi i vendit tënd, i tejkalon mbase ato pak suksese që mund të arrihen duke luajtur për përfaqësuesen e një vendi tjetër.
Mendoj se secili lojtar që ka përfaqësuar Kombëtaren shqiptare, ka pasur mundësinë të rritet në karrierë si profesionist, shumë herë edhe duke regjistruar arritje të rëndësishme si pjesëmarrjet në kompeticionet europiane, por edhe në nivel individual, duke luajtur një numër të konsiderueshëm ndeshjesh, që ndoshta në një kombëtare tjetër do të ishte e vështirë të arrihej. Janë disa lojtarë shqiptarë, që me përfaqësueset që kanë zgjedhur, kanë luajtur një numër fare të vogël ndeshjesh, si Shkodran Mustafi apo Adnan Januzaj, ndërkohë që jam i sigurt se me Kombëtaren tonë do të kishin bërë shumë më shumë.
Shumica e lojtarëve shqiptarë aktivizohen në klubet më të mira në Itali, Spanjë, Angli, Turqi etj., gjë që tregon se nuk ka rëndësi se përfaqëson një Kombëtare të madhe apo jo, nëse ke talent dhe punon, mund t’ia dalësh të jesh një futbollist i suksesshëm. Jam shumë i lumtur me lojtarët shqiptarë, që kemi pasur ndër vite dhe besoj që krenaria e veshjes së fanellës kuqezi e ka bërë këtë ekip akoma më të bashkuar dhe të prirur të shkojë drejt sukseseve."
Cili është lojtari shqiptar që ju ka emocionuar më shumë?
"Është e pamundur të veçoj vetëm një lojtar, sepse gjatë gjithë këtyre viteve kam parë me sytë e mi shumë emra që kanë dhënë gjithçka për fanellën kuqezi dhe që kanë lënë gjurmë në futbollin shqiptar. Por ka momente që mbeten të paharruara dhe që ngjallin emocione të veçanta. Mbaj mend si sot kur Marash Kumbulla, në vitin 2022, ngriti trofeun e UEFA Conference League me Romën, dhe jo në çfarëdo stadiumi, por në 'Air Albania', në Tiranë. Ishte një moment ku simbolika u bë shumë e fortë: një djalë shqiptar, në zemër të vendit të tij, duke shkruar histori europiane.
Po aq emocionues ishte edhe momenti i Beratit, kur ngriti trofeun e Europa League si kapiten i Atalantës. Ishte jo vetëm një sukses personal i jashtëzakonshëm, por edhe një tregues se ku kanë arritur futbollistët shqiptarë sot, jo më vetëm pjesë e ekipeve, por liderë, kapitenë, kampionë. Kam qenë në stadium në të dyja rastet, dhe mund të them që ato janë ndër ato çaste ku nuk e fsheh dot emocionin. Më është mbushur zemra me krenari, jo vetëm si president i FSHF-së, por si shqiptar që e di se sa rrugë të gjatë kemi bërë për të mbërritur këtu."
Nga aspekti personal për ju çfarë është Kombëtarja?
"Për mua, Kombëtarja nuk është thjesht një ekip futbolli. Është emocioni më i fortë që mund të përjetojë çdo shqiptar, pavarësisht ku ndodhet. Kombëtarja është bërë, pa dyshim, një nga simbolet më të fuqishme të bashkimit kombëtar dhe identitetit tonë si popull. Në 10-vjeçarin e fundit, ajo është kthyer në një brand të fuqishëm të Shqipërisë moderne, që përfaqëson dinjitet, forcë karakteri dhe ambicie europiane.
Dhe për mua personalisht, çdo ndeshje e Kombëtares është një përjetim i fortë emocional, pavarësisht se jam president i FSHF-së. Kur Kombëtarja është në fushë unë nuk jam kurrë thjesht një drejtues, jam tifoz, jam shqiptar, jam pjesë e asaj përjetësie që vetëm fanella kuqezi di të krijojë. Nuk e teproj nëse them që Kombëtarja është ndoshta gjëja më e dashur për shqiptarët sot."
Po FSHF?
"Federata për mua është një angazhim i përditshëm, i fortë dhe me përgjegjësi shumë të madhe, por njëkohësisht është një nga ato rrugë që, sa më shumë ecën, aq më shumë kupton se ia vlen. Është një sfidë që nuk pushon asnjë ditë, sepse futbolli është gjallëri, është zhvillim i vazhdueshëm, është presion e pasion. Në këto vite kam jetuar momente të pabesueshme, nga emocionet e mëdha të sukseseve në fushë, te proceset e ndërlikuara jashtë saj.
Të jesh në krye të futbollit shqiptar do të thotë të jesh pjesë e një familjeje të madhe, ku çdo ditë ndodh diçka e re, diçka që kërkon zgjidhje, energji dhe vizion. Nuk është një detyrë që e mban thjesht me vendime zyrtare apo mbledhje, por është një përfshirje totale që kërkon shpirt. Dhe pavarësisht lodhjes që sjell, është një rrugë që më ka dhënë kënaqësi dhe ndjenjën se po kontribuoj realisht në diçka që ka vlerë për vendin tim."
Si e ruani pasionin për futbollin pas kaq vitesh në drejtim?
"Futbolli nuk është punë, është mënyrë jetese. E vështirë është ta lësh, jo ta duash. Kur je kaq gjatë në këtë botë, nuk është thjesht çështje pasioni, është një lidhje që të futet nën lëkurë. Unë nuk e kam parë asnjëherë futbollin si punë.
Është një stil jetese, një emocion që përsëritet çdo javë, çdo ndeshje, çdo projekt të ri. Është e lehtë ta duash futbollin kur sheh një stadium plot, kur dëgjon himnin, kur sheh fëmijët që luajnë me fanellën kuqezi, apo kur ndjek një ekip shqiptar që përfaqëson vendin me dinjitet në Europë.
Pjesa e vështirë është të mos e përjetosh më. Dhe kjo është ndoshta arsyeja pse pas kaq shumë vitesh, nuk kam humbur asgjë nga ajo ndjesi e parë që kam pasur kur fillova: që me anë të futbollit mund të ndikosh realisht në jetën e shumë njerëzve. Dhe kjo nuk të lodh kurrë."
Çfarë do të donit të linit si trashëgimi në futbollin shqiptar?
"Unë shpresoj që dashuria e madhe që kanë shqiptarët për futbollin të kanalizohet akoma edhe më shumë drejt përfshirjes së të gjithëve në atmosferën që të dhuron loja e bukur, qoftë si tifoz, një fëmijë që fillon të luajë futboll në shkollë apo në akademi, si dhe një i ri që e bën futbollin pjesë të jetës së tij si profesion.
Dashuria për futbollin i bën njerëzit më të mirë, më të disiplinuar dhe të qartë në objektivat e tyre. Uroj që kjo dashuri të na çojë drejt ëndrrave akoma të mëdha."
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një intervistë...
Presidenti Armand Duka, në një intervistë për revistën "Bo...
Në prag të sfidës kualifikuese ndaj Serbisë, e vlefshme pë...
Juventus dhe Milan barazuan pa gola mes tyre, në supersfid...
Taulant Seferi po kalon një formë të mirë me skuadrën e Bo...
Napoli arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Genoas në...
Java e shtatë e Premier League u mbyll pa surpriza në rezu...
Java e gjashtë e Superiores u mbyll mbrëmjen e sotme me nd...
Teuta triumfoi minimalisht ndaj Bylisit, në ndeshjen e vle...
Ndeshja mes BK Hacken FF – GKS Katowice, e vlefshme për ra...
Barcelona u mund 4-1 nga Sevilla në ndeshjen e javës së te...
Roma fitoi 2-1 ndaj Fiorentinës në transfertë, duke marrë ...
George Russell siguroi fitoren e dytë të sezonit dhe të pe...
Egnatia regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat. ...
Vetëm gjashtë ditë para ndeshjes Serbi-Shqipëri, situata n...
Mediat serbe raportojnë se Serbia rrezikon një dënim dyvje...
Në stadiumin e Vorës po vijojnë me intensitet të lartë pun...
Real Madrid është rikthyer te fitorja në kampionat. Madril...
Vllaznia ka triumfuar minimalisht ndaj Elbasanit, në javën...
Chelsea ka fituar 2-1 ndaj Liverpoolit në “Stamford Bridge...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të operacionit “The Wanted” ka rënë në pranga në ...
Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me zhdukjen e...
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të martë në aks...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur n...
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shum...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi sot se nuk ...
Dy nxënës dhe një mësues mbetën të plagosur në një inciden...
Antonio Guterres thotë se është thellësisht i alarmuar nga...
Dy anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri të ushtrisë am...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Përmirësimi i performancës së parkimeve publike në Vlorë, ...
Inflacioni ka shënuar një rritje në muajin maj duke u ngji...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Në fund të vitit 2025, për të gjithë anëtarët e zonës së e...