Penallti dhe shumë raste të humbura, në Juve-Milan ndahen pikët
Juventus dhe Milan barazuan pa gola mes tyre, në supersfid...

Në prag të sfidës kualifikuese ndaj Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, mesfushorët Qazim Laçi dhe Juljan Shehu dolën sot në një konferencë për media, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.
Të dy futbollistët theksuan rëndësinë e kësaj ndeshjeje dhe u shprehën se ekipi do të hyjë në fushë me synimin për të marrë një rezultat pozitiv.
Julian Shehu tha se pavarësisht presionit që ka kjo ndeshje, të gjithë djemtë janë futbollistë profesionistë dhe nënvizoi se dëshira e të gjithë skuadrës është të vazhdojë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026.
Si e ndieni këtë ndeshje, duke pasur parasysh edhe presionin që ka? – Ne jemi futbollistë profesionistë. Për ne, presioni është gjë normale. Është një ndeshje pa dyshim e rëndësishme për ne, por ne do të shkojmë aty për të marrë maksimumin e mundshëm.
Si përjetohet kjo ndeshje, duke pasur parasysh edhe ndryshimin e stadiumit dhe bisedat e para mes lojtarëve? – Kjo nuk është çështje që na takon ne. Për ne është e rëndësishme që të gjithë të jemi të fokusuar dhe të përqendruar tek objektivi që kemi për këtë ndeshje. Do të shkojmë aty për të dhënë maksimumin tonë, për të marrë tri pikët. Kjo është më e rëndësishmja për ne. Nuk kemi folur akoma me çunat, sepse nuk jemi grumbulluar të gjithë. Jemi shumë pak lojtarë për momentin. Për ne është e rëndësishme, pavarësisht stadiumit dhe fushës, të shkojmë aty dhe të marrim maksimumin.
Sfida kundër Serbisë, finale që na çon më afër Botërorit? – Kjo është ndeshje e rëndësisë shumë të madhe për ne, për vetë faktin se nga kjo ndeshje besoj se vendoset edhe vazhdimësia e objektivit që kemi për të shkuar në Botëror. Është ndeshje decizive për objektivin që ne kemi, prandaj jemi shumë të përqendruar që të marrim maksimumin dhe të vazhdojmë ëndrrën që kemi për të shkuar në Botëror.
I keni marrë “vendin” Ramadanit në Kombëtare. Keni folur me të? Çfarë komenti ka? – Në Kombëtare jemi të gjithë për të bërë më të mirën, pavarësisht se kush e nis si titullar. Këto janë çështje që i vendos trajneri. Ne jemi këtu për të bërë më të mirën dhe për të dhënë maksimumin për Kombëtaren. Me Ramadanin jemi shokë, kemi marrëdhënie shumë të mirë dhe e mbështesim njëri-tjetrin, pavarësisht se kush luan.
A mund të sillni në Kombëtare atë që po bëni në skuadër? – Kam sjellë versionin më të mirë timin te Kombëtarja, pavarësisht pozicionit dhe taktikave, dhe do të vazhdoj të bëj më të mirën time për Kombëtaren.
Qazim Laçi u shpreh se skuadra është gati dhe e motivuar për të dhënë maksimumin në përballjen ndaj Serbisë, me synimin për të mbajtur gjallë ëndrrën e Botërorit.
Sa e vështirë është të ruash balancën emocionale me atë profesionale? – Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Është ndeshje vendimtare. Ne jemi profesionistë. Jemi mësuar me presionin, secili tek ekipi i vet. Objektivi është të marrim 3 pikët, për ëndrrën tonë për të shkuar në Botëror. Kështu duhet ta përgatisim, pra të marrim fitoren.
Keni kapur formën optimale, a do ta jepni ju asistin për golin ndaj Serbisë? – Kur je me Kombëtaren duhet të japësh më shumë, pasi e ke detyrim sepse përfaqëson kombin. Kam dhënë maksimumin me Shqipërinë për të marrë fitore dhe kështu do të vazhdojë. Shpresoj për një fitore në Serbi.
Si përjetohet një ndeshje e tillë? – Jam dakord me ju, do të ketë shumë emocione kjo ndeshje. Si profesionistë duhet të jemi të qetë, të kemi përqendrim dhe të shikojmë çdo detaj. Pikërisht kjo pikë do të bëjë diferencën. Aty do të fokusohemi për të marrë tri pikët.
Cili do të jetë çelësi i ndeshjes? – Nga ana jonë, ndeshjet i shkojmë me cilin kundërshtar luajmë. Kundërshtari që kemi përballë është i fortë. Në takimin e parë në “Air Albania” treguam se presionin e evituam. Treguam se kishim mundësi ta fitonim, pavarësisht se doli barazim. Nga ana jonë, duhet të jemi të përqendruar. Detajet do të bëjnë diferencën. Të dyja ekipet do të jenë të mbyllura, si ndeshja e parë. Por ne e kemi në dorën tonë. Do të futemi që në minutën e parë për të marrë tri pikët.
Luajmë në një stadium me kapacitet të reduktuar dhe Serbia nuk ndodhet në kushtet më të mira, si i shikoni shanset për fitore? – Statistikat janë për ju, ne presim një ndeshje të fortë. E dimë që Serbia luan në shtëpinë e saj. Do të përgatitemi për të marrë 3 pikët. Do të jetë vendimtare për ëndrrën e Botërorit.
Juventus dhe Milan barazuan pa gola mes tyre, në supersfid...
Taulant Seferi po kalon një formë të mirë me skuadrën e Bo...
Napoli arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Genoas në...
Java e shtatë e Premier League u mbyll pa surpriza në rezu...
Java e gjashtë e Superiores u mbyll mbrëmjen e sotme me nd...
Teuta triumfoi minimalisht ndaj Bylisit, në ndeshjen e vle...
Ndeshja mes BK Hacken FF – GKS Katowice, e vlefshme për ra...
Barcelona u mund 4-1 nga Sevilla në ndeshjen e javës së te...
Roma fitoi 2-1 ndaj Fiorentinës në transfertë, duke marrë ...
George Russell siguroi fitoren e dytë të sezonit dhe të pe...
Egnatia regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat. ...
Vetëm gjashtë ditë para ndeshjes Serbi-Shqipëri, situata n...
Mediat serbe raportojnë se Serbia rrezikon një dënim dyvje...
Në stadiumin e Vorës po vijojnë me intensitet të lartë pun...
Real Madrid është rikthyer te fitorja në kampionat. Madril...
Vllaznia ka triumfuar minimalisht ndaj Elbasanit, në javën...
Chelsea ka fituar 2-1 ndaj Liverpoolit në “Stamford Bridge...
Bayern Munich duket i pandalshëm këtë sezon. Bavarezët re...
Interi vazhdon me formën e shkëlqyer. Zikaltërit triumfuan...
Arsenal ka fituar 2-0 ndaj West Hamit, në derbin e javës s...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosferik...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Kur Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani nënshkruan një...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...