Shehu dhe Laçi para Serbisë: Të japim maksimumin për të vazhduar ëndrrën tonë
Në prag të sfidës kualifikuese ndaj Serbisë, e vlefshme pë...

Presidenti Armand Duka, në një intervistë për revistën "Bordo", ka ndarë emocionet e periudhës së ngarkuar të shtatorit dhe vizionin për të ardhmen e futbollit shqiptar.
Ai foli për ngjarjen historike të mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, duke e cilësuar një promovim të madh për Shqipërinë dhe një dëshmi të rritjes së kapaciteteve organizative të FSHF-së.
Zoti Duka, pak ditë më parë në Tiranë mbërritën drejtuesit e UEFA-s për një mbledhje të rrallë, si ishte për ju si drejtues i FSHF-së, ky event, ky takim historik në fakt?
“Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s për herë të parë në Tiranë ishte një ngjarje historike për futbollin shqiptar dhe jo vetëm.
Kjo vjen në vijim të disa eventeve të rëndësishme ku Shqipëria është vënë në qendër të zhvillimeve të rëndësishme futbollistike, si finalja e UEFA Conference League në 2022-shin, finalet e 'EURO U17' që u mbajtën në qershor në 4 qytete të Shqipërisë, Komiteti i Medias së UEFA-s, UEFA National Associations Strategic Meeting, Paneli Grassroots UEFA, SES Community Meeting, etj. Organizimi dhe mikpritja e një eventi të tillë ishte tregues i rritjes së kapaciteteve organizative të FSHF-së dhe një mundësi shumë e mirë për të promovuar Shqipërinë.
I gjithë organizimi përfshiu një festival të mrekullueshëm futbolli me pjesëmarrjen e fëmijëve të shkollave dhe legjendave të futbollit botëror, Luis Figo, Aljoša Asanovi?, Presidenti i UEFA-s ?eferin, Silvinjo, Doriva, Zabaleta, Luçije Gjini dhe Jahmir Hyka. Më tej, u vijua me mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pritjen në ambientet e Kryeministrisë nga Kryeministri Rama dhe darkën zyrtare që solli një panoramë të shkëlqyer të artit dhe traditave shqiptare.”
Shumica e anëtarëve të UEFA-s nuk e kishin vizituar ndonjëherë Shqipërinë dhe mbetën të befasuar nga mikpritja, madje disa prej tyre patën mundësi të vizitojnë Krujën dhe të bëjnë edhe shëtitje të shkurtra nëpër Tiranë.”
Cili ishte qëllimi i tij dhe çfarë mundësish do t’i ofrojë në të ardhmen ky takim FSHF-së?
“Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është një event i rëndësishëm për futbollin europian, pasi merren vendime shumë të rëndësishme në lidhje me eventet futbollistike, investimet infrastrukturore dhe projektet e zhvillimit në çdo shtet. Në këtë mbledhje u morën vendime mbi zhvillimin e finales së Champions League në vitin 2027, finales së Champions League për vajza, futsallin, si dhe disa ndryshime rregulloresh për futbollistët që aktivizohen.
Ky event shënon një tjetër hap madhor të futbollit shqiptar në kuadrin e organizimeve futbollistike me rëndësi të lartë, mirëmban urat e bashkëpunimit me qeverinë e futbollit europian, si dhe e vuri Shqipërinë në faqen e parë të diskutimeve mbi futbollin në të gjithë Europën.
E thënë më shkoqur, ishte promovim i shkëlqyer për Shqipërinë, pasi kjo mbledhje merr një vëmendje të madhe nga media ndërkombëtare, për vendimet e rëndësishme që merren në të mirë të futbollit europian. Ky takim mund të jetë edhe pikënisja e një tjetër eventi madhor në të ardhmen për të cilën do të shpallim kandidaturën, për Superkupën e Europës në vitin 2028.”
Në prag të sfidës kualifikuese ndaj Serbisë, e vlefshme pë...
Juventus dhe Milan barazuan pa gola mes tyre, në supersfid...
Taulant Seferi po kalon një formë të mirë me skuadrën e Bo...
Napoli arriti një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Genoas në...
Java e shtatë e Premier League u mbyll pa surpriza në rezu...
Java e gjashtë e Superiores u mbyll mbrëmjen e sotme me nd...
Teuta triumfoi minimalisht ndaj Bylisit, në ndeshjen e vle...
Ndeshja mes BK Hacken FF – GKS Katowice, e vlefshme për ra...
Barcelona u mund 4-1 nga Sevilla në ndeshjen e javës së te...
Roma fitoi 2-1 ndaj Fiorentinës në transfertë, duke marrë ...
George Russell siguroi fitoren e dytë të sezonit dhe të pe...
Egnatia regjistroi fitoren e katërt radhazi në kampionat. ...
Vetëm gjashtë ditë para ndeshjes Serbi-Shqipëri, situata n...
Mediat serbe raportojnë se Serbia rrezikon një dënim dyvje...
Në stadiumin e Vorës po vijojnë me intensitet të lartë pun...
Real Madrid është rikthyer te fitorja në kampionat. Madril...
Vllaznia ka triumfuar minimalisht ndaj Elbasanit, në javën...
Chelsea ka fituar 2-1 ndaj Liverpoolit në “Stamford Bridge...
Bayern Munich duket i pandalshëm këtë sezon. Bavarezët re...
Interi vazhdon me formën e shkëlqyer. Zikaltërit triumfuan...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia e Shtetit për zhur...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Pentagoni rishikoi bilancin zyrtar të viktimave nga lufta ...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të takohet m...
Çmimet e naftës u ulën në tregtimin e hershëm të së hënës,...
Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në p...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...