web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hysaj: Ndaj Serbisë mungoi vetëm goli, penalltinë mund ta humbasë çdokush

8 Qershor 2025, 15:02, Sport CNA

Hysaj: Ndaj Serbisë mungoi vetëm goli, penalltinë mund ta

Elseid Hysaj ishte një nga lojtarët më të mirë ndaj Serbisë, ose ndoshta më i miri në fushë. Mbrojtësi fitoi penalltinë e humbur nga Manaj, ndërsa ishte vendimtar në prapavijë.

Në prononcimin pas ndeshjes, ai shfaq keqardhje për barazimin, ndërsa tha se Shqipërisë i mungoi vetëm goli.

Mbrojtësi kuqezi deklaroi se penalltinë mund ta humbasë çdo lojtar dhe këto janë raste që ndodhin në futboll.

“Luajtëm një ndeshje shumë të bukur. Mungoi vetëm goli që nuk erdhi, por kur nuk bën golin e rëndësishëm është që nuk pëson. Mund të kishim bërë më shumë. Me pak eksperiencë kemi mësuar momentet kur duhet të sulmojmë. Te pjesa e penalltisë pashë hapësira dhe sulmova. Nëse do ishte shënuar gol do ishte më mirë, por ndodhin këto në futboll. Çdokush mund të gabojë në futboll. Duhet të jemi të qetë, do na vijnë edhe raste të tjera”, u shpreh Hysaj.

Ndeshja Shqipëri-Serbi, e luajtur në “Air Albania”, u mbyll në barazim pa gola.





Lajmet e fundit nga