web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gati 20 milionë euro, klubi i njohur përgatit ofertën për Brojën

12 Prill 2024, 18:12, Sport CNA

Gati 20 milionë euro, klubi i njohur përgatit ofertën për

Armando Broja, do të ndryshojë skuadër në merkaton e verës dhe kjo nuk përbën më lajm.

Sulmuesi shqiptar do të rikthehet te Chelsea nga huazimi te Fulham-i, por nuk pritet të qëndrojë gjatë aty. “Blutë” e kanë nxjerrë në shitje dhe presin oferta, të cilat nuk mungojnë.

Klubi i Crystal Palace është i gatshëm të derdhë në arkat e Chelsea-t 20 milionë euro.

Megjithatë londinezët që po stepen për finalizimin e operacionit. Pretendimi është të grumbullojnë më shumë të ardhura për lojtarin e dalë nga akademia e tyre

Chelsea e ka huazuar më parë Brojën te Vitesse dhe Southampton ku ka spikatur me aftësitë e tij. Me huazimin te Fulham, “Blutë” përfitojnë 4 milionë paund në përfundim të sezonit, por për lojtarin ka qenë një periudhë e vështirë, për shkak të minutave të pakta.





Lajmet e fundit nga