web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foda: Vendi i parë është ende i arritshëm, por nuk jam shumë i kënaqur me ekipin

11 Nëntor 2024, 13:42, Sport CNA
Foda: Vendi i parë është ende i arritshëm, por nuk jam
Franco Foda, trajneri i Kosovës

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, doli në konferencë për mediet këtë të hënë, ku foli për ndeshjet e muajit nëntor në Ligën e Kombeve.

Sipas teknikut të “dardanëve” vendi i parë i grupit është ende i mundur.

“Vendi i parë është akoma i arritshëm, por duhet njëherë ta mposhtim Rumaninë. Në tri ndeshjet e fundit jam përgjithësisht i kënaqur me ekipin, por jo edhe aq, pasi është dashur të shënojmë më shumë gola”,-deklaroi Foda.

Kosova do të përballet në takimet e fundit të Ligës së Kombeve, me Rumaninë në transfertë dhe me Lituaninë në shtëpi./CNA





Lajmet e fundit nga