web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bushi: Brezi i fundit ishte më i miri i U-21, kemi grumbulluar shumë lojtarë të rinj për miqësoret me Moldavinë

11 Nëntor 2024, 12:48, Sport CNA

 

Bushi: Brezi i fundit ishte më i miri i U-21, kemi grumbulluar shumë
Alban Bushi

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë nis këtë të hënë grumbullimin për dy ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë.

Duke folur për mediet në lidhje me këto sfida, trajneri Alban Bushi, deklaroi si fillim se miqësoret e ndihmojnë shumë stafin që të shikojë gjendjen e ekipit, por edhe që të provojë emrat e rinj që janë bashkuar me U-21.

Çfarë presim nga miqësoret me Moldavinë?

“Testet miqësore i shërbejnë shumë stafit për të parë gjendjen e lojtarëve dhe grupin. Është një grup thuajse 80-90% i ri dhe nuk është se i njohim mirë. Moldavia është një ekip me të cilin mund të bëjmë një skemë ndryshe për të parë çfarë lojtarësh kemi në ekip.”

Emrat e rinj, çfarë prisni nga ta?

“Unë mendoj që është një grup interesant, ka lojtarë cilësorë. Nuk është se është një nga grupet më të mira që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, por duhet t’i shohim. Kemi lojtarë të rinj, që nuk luajnë në nivele shumë të larta, por janë në ekipe me emër dhe besoj do bëjnë mirë. Disa lojtarë që bashkohen për herë të parë me Shqipërisë, si shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, por edhe të Kosovës, më bëhet qejfi që zgjodhën Shqipërinë dhe besoj do bëjmë mirë.”

Besar Gudjufi edhe në listën e Maqedonisë, çfarë po ndodh?

“Kam kohë që flas me të dhe me prindërit e tij. Besari ka zgjedhur Shqipërinë dhe për pak orë do jetë në hotel. Është një lojtar që na duhet, është shumë i fortë dhe i shpejtë dhe jam i gëzuar që ai na zgjodhi ne.”

Si është ky brez nga ai brez që e mbylli etapën me U-21?

“Brezi që e mbylli etapën ka qenë nga më të mirët, për aq kohë që unë kam qenë në krye të skuadrës U-21, jo më kot janë shumë lojtarë te skuadra e parë e Shqipërisë. Datëlindja 2004-2005 nuk mendoj se janë një brez i artë, por besoj se do të përmirësohen dhe se do të bëjmë një ekip shumë të fortë dhe shumë të mirë. Nga mesfusha e lart jemi shumë të fortë, kemi pak probleme në mbrojtje, edhe në portë jemi mirë, por besoj se edhe në mbrojtje do bëjmë mirë dhe aty, duke skautuar më shumë. Ne si shqiptar dhe e gjithë bota i orientojmë fëmijët në mesfushë e lart pas shembujve Ronaldo e Messi, besoj se do duhet të bëjmë punë në mbrojtje.”

Refuzime nga ndonjë lojtar dhe a ndikon fakti që EURO 2027 i kësaj grupmoshe mund të mbahet në Shqipëri për të afruar emra të rinj?

“Mendoj që EURO 2027 mund të ndikojë është gjëja më e bukur për një lojtar të kësaj grupmoshe të luajnë në një Europian. Kjo është pozitive, nëse na pëlqen ndonjë lojtar ne gjithmonë mundohemi ta afrojmë. Niveli i U-21 është rritur shumë. Unë kam shumë vite këtu dhe bëhet fjalë për një nivel shumë të lartë dhe duhet të bëjmë një ekip shumë të fortë, por duhet të punojmë shumë fortë që të bëjmë një ekip vërtetë të fortë."

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë do të përballet me Moldavinë më 15 dhe 18 nëntor, në dy takime miqësore, që do luhen në stadiumin e Vorës në orën 14:00./CNA





Lajmet e fundit nga