web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë po ndodh me Brojën?! Largohet i dëshpëruar dhe me kokën ulur

30 Dhjetor 2023, 15:42, Sport CNA
Çfarë po ndodh me Brojën?! Largohet i dëshpëruar dhe
Armando Broja

Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, ishte titullar, në sfidën që Chelsea fitoi me rezultatin 2-3 ndaj Luton në transfertë. Trajneri Pochetino i besoi sërish sulmuesit shqiptar, që është dukshëm larg formës së tij ideale. Lojtari i Shqipërisë ka bërë një tjetër paraqitje zhgënjyese.

Në asnjë moment i rrezikshëm për rivalët, shumë topa dhe duele të humbura dhe thuajse asnjë driblim i dalë. Në minutën e 62-të të takimit, Broja doli nga fusha duke i lënë vendin Nkuku. Sulmuesi u pa qartësisht i dëshpëruar me veten dhe me kokën ulur, teksa shkoi për të qëndruar në stol dhe për të parë ndeshjen.





Lajmet e fundit nga