web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Panik për Brojën, shfaq probleme te gjuri i dëmtuar dhe bie në tokë mes dhimbjesh

30 Dhjetor 2023, 14:02, Sport CNA

Armando Broja ka ngjallur panik te Chelsea, në ndeshjen ndaj Luton, që sulmuesi i Shqipërisë e nisi si titullar.

Në minutën e 21 të sfidës, Broja mori një goditje nga kundërshtari në gjurin që e ka patur të dëmtuar. Për një moment dëmtimi u duk i rëndë pasi Broja u rrëzua menjëherë dhe filluan t’i dilnin lot nga dhimbjet.

Por vetëm pas pak çastesh, Broja u ngrit në këmbë dhe u rikthye përsëri në lojë.

 




Lajmet e fundit nga