web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtare/ "Dhuratë" për fundvit, Interi firmos me mbrojtësin

30 Dhjetor 2023, 13:42, Sport CNA

Frederico Dimarco ka rinovuar me Interin. Mbrojtësi i majtë, është kthyer në një titullar të padiskutueshëm për trajnerin Inzaghi dhe ka rol të rëndësishëm te Interi.

Duke parë paraqitjet e shkëlqyera, klubi zikaltër ka vendosur ta shpërblejë futbollistin italian.

Këtë të shtunë, Interi ka njoftuar rinovimin e kontratës me Dimarco, deri në verën e vitit 2027.

I dalë nga akademia e Interit, Dimarco në total ka regjistruar 119 paraqitje me ekipin e parë, duke shënuar 11 gola dhe 20 asistime.





Lajmet e fundit nga