web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Drita reziston 69 minuta, por “thyhet” nga dy penallti

22 Korrik 2025, 21:01, Sport CNA

Drita reziston 69 minuta, por “thyhet” nga dy penallti

Drita u mposht 2-0 nga Copenhagen. Në takimin e vlefshëm për turin e dytë të Champions League, kampionët e Kosovës u thyen vetëm në pjesën e dytë, pasi fraksioni i parë i lojës u mbyll me rrjeta të paprekura.

Danezët iu falën dy penalltive, për të marrë avantazhin e rëndësishëm, para ndeshjes së kthimit.

Mattsson u tregua i saktë në dy raste, duke shënuar në minutat 69 dhe 76, për t’i dhënë avantazhin skuadrës vendase.

Sfida e kthimit do të luhet javën e ardhshme në Kosovë, ku Drita do të kërkojë mrekullinë.  





Lajmet e fundit nga