web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dobi, trajneri më i mirë. Përzgjidhet formacioni i javës

30 Nëntor 2025, 12:50, Sport CNA

Dobi, trajneri më i mirë. Përzgjidhet formacioni i javës

Pas përfundimit të javës së 13-të në Superiore, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë, sipas skemës 4-2-3-1.

Në portë është zgjedhur Mario Dajsinani i Egnatias.

Katërshja e mbrojtjes përbëhet nga Fabjan Përndreca (Bylis), Altin Bytyçi (Partizani), Sigitas Olberkis (Elbasani) dhe Todor Todoroski (Flamurtari).

Para mbrojtjes pozicionohen Xhoeli Macolli (Teuta) dhe Albano Aleksi (Egnatia).

Treshja e mesfushës ofensive përbëhet nga Eridon Qardaku (Dinamo), Irgi Kasalla (Vora) dhe David Fadario (Teuta), të cilët mbështesin sulmuesin Soumaila Bakayoko të Egnatias.

Trajneri më i mirë i javës është shpallur Enkeleid Dobi i Teutës.

Dobi, trajneri më i mirë. Përzgjidhet formacioni i javës





Lajmet e fundit nga