web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Milan cinik ndaj Lazios, Leao ngjit kuqezinjtë në krye. Dramë në fund

29 Nëntor 2025, 22:51, Sport CNA

Milan cinik ndaj Lazios, Leao ngjit kuqezinjtë në krye. Dramë

Milani ka triumfuar 1-0 ndaj Lazios, në duelin e javës së 13-të në Serinë A.

Pjesa e parë u dominua nga kryeqytetasit, por nuk prodhoi gola.

E dyta ishte tjetër histori. Milani u shfaq më kërkues dhe gjeti avantazhin me Leaon në minutën e 51-të.

Këtë avantazh, Milani e ruajti deri në fund, për të marrë një fitore të artë.

Fundi ishte dramatik. Lazio pretendoi për penallti, por arbitri pas rishikimit në VAR, akordoi faull për Milanin, ndërsa Allegri u ndëshkua me të kuq për protesta.

Ky sukses i ngjit kuqezinjtë në krye me 28 pikë, në pritje të duelit mes Romës dhe Napolit.

Lazio mban vendin e tetë me 18 pikë.





Lajmet e fundit nga