web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

City në sulm total, gati 100 mln euro për mesfushorin e Bayern Munich

24 Shtator 2024, 13:12, Sport CNA
City në sulm total, gati 100 mln euro për mesfushorin e Bayern Munich
Jamal Musiala

Vera 2025 pritet të jetë shumë “e nxehtë” në kampin e Bayern Munich e në veçanti për mesfushorin Jamal Musiala.

21-vjeçari gjerman është një nga më të mirët e momentit në pozicionin e tij dhe ky fakt nuk ka kaluar pa u vënë re nga rivalët e Bayern-it në arenën europiane.

Së fundmi, mediat britanike raportojnë se Manchester City, një nga klubet që ka shfaqur më shumë interes për Musiala-n është i gatshëm që të paguajë 100 milionë euro verën e ardhshme për gjermanin.

Megjithatë, përtej faktit që Bayern-i nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesfushori, City do duhet të përballet edhe me Real Madrid-in, me spanjollët që po ashtu e pëlqejnë shumë Musiala-n./CNA





Lajmet e fundit nga