web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asllani fiton me përmbysje ndaj Ten Hag, mësoni rezultatet në Bundesligë

23 Gusht 2025, 17:45, Sport CNA

Asllani fiton me përmbysje ndaj Ten Hag, mësoni rezultatet në

Pesë ndeshjet vlefshme për javën e parë në Bundesligë, kanë prodhuar surpriza në rezultate.

Bayer Leverkusen i Erik ten Hag pësoi një humbje në shtëpi ndaj Hoffenheimit me rezultatin 2-1, në një sfidë të përmbysur nga miqtë. Golin e barazimit për Hoffenheimin e realizoi sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, në minutën e 25-të.

Eintracht Frankfurt regjistroi një fitore të thellë 4-1 ndaj Werder Bremen. Augsburg u mund me shifrat 3-1 kundër Freiburgut, ndërsa Wolfsburg fitoi me të njëjtin rezultat përballë Heidenheim. Union Berlin befasoi Stuttgartin, duke e mposhtur 2-1 në shtëpi.

Rezultatet e javës së parë treguan një nisje të fortë të sezonit dhe forma të larta nga disa skuadra. Bundesliga duket e hapur që në start me surpriza dhe rivalitet.





Lajmet e fundit nga