“Ndodhem në një luftë digjitale”/ Porositë e Ramës për socialistët
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...

Për shumë prindër, akti i rritjes së fëmijëve mund t’i ngjajë "déjà vu"-së. Fëmijët mund të jenë një pasqyrë e pazakontë e tipareve të dikujt: e formës së çuditshme të këmbës suaj, apo e kontureve të sakta të ankthit tuaj sociale.
Por edhe më e çuditshme, është mënyra se si prindërit e gjejnë shpesh veten duke shfaqur veset e prindërve të tyre në këtë proces. Fëmijët nuk janë si fletë boshe në bllok. Siç vuri në dukje kolegia im Faith Hill në një artikull të kohëve të fundit në “The Atlantic”, një fëmijë është mishërimi i padashur i trashëgimisë prindërore që para se të kryejë frymëmarrjen e parë.
Disa trashëgimi biologjike, do të diktojnë se kush është një person dhe lloji i jetës që do të bëjë, si dhe rrethanat materiale, mbështetja sociale, por edhe vlerat e prindërve të tij. Pa kaluar shumë kohë, “bagazhet” e fëmijërisë së prindërve të saj mund të kthehen në shtëpi.
Pra zakonisht prindërit e rinj, përsërisin gabimet e prindërve të tyre. Pavarësisht nëse kjo është një lloj gjëje që ndodh një herë në një kohë apo vazhdimisht “transmetimi ndër breza i mënyrës së prindërimit”, është një dukuri e konsoliduar e rritjes së fëmijëve, për mirë a keq qoftë.
Dhe kufizimet e familjes së vogël, e bëjnë këtë edhe më sfiduese. Faith Hill shkruan: "Elisabet Stit, një trajnere prindërimi dhe autore e librit ‘Prindërimi si gjuhë e dytë’, më tha njëherë se njerëzit kanë gjasa të mos i respektojnë sjelljet e prindërve të tyre - duke përfshirë ato negative – në rast se nuk kanë ndonjë model tjetër për të parë”.
Në SHBA, njësitë e familjes së vogël, janë shumë më të izoluara sesa dikur. Sot shumë prej nesh rriten pa parë shumë modele të rritjes së fëmijëve, përtej asaj që i nënshtrohemi vetë. Siç tregon edhe Faith, gjërat nuk kanë qenë gjithmonë kështu.
Historiania e martesës, Stefani Konz, e ka quajtur “një fat historik” familjen e pavarur ekonomikisht, e cila u kristalizua në imagjinatën e publikut brenda një periudhe të shkurtër pas Luftës së Dytë Botërore. Gjatë kësaj kohe, mosha e martesës në SHBA u ul në nivele të reja më të ulëta dhe u rrit shkalla e lindshmërisë te gratë.
Çdo burrë i zakonshëm (i bardhë), mund të mbante familjen e tij pa u mbështetur tek të paktën një pjesë të punës që gjeneron të ardhura nga gruaja apo fëmijët e tij. Kjo gjë e përshpejtoi një zhvendosje nga shpërndarja e detyrave të kujdesit për fëmijët në një komunitet fqinjësh, të afërmish dhe miqsh, një praktikë e gjatë që antropologët e quajnë “mbarështim kooperativ”.
Rënia e rritjes kolektive të fëmijëve, ka pasur efekte disproporcionale te nënat. Siç vuri në dukje Dejvid Bruks në një artikull të vitit 2020 me titull “Familja e vogël ishte një gabim”, ndonëse gratë përfituan nga “çlirimi nga strukturat tradicionale të familjes”, duke u bërë të afta të përcaktojnë llojin e jetës që duan të jetojnë, vendimi për të rritur fëmijët e vegjël larg familjes mund të jenë "i vështirë dhe izolues” për gratë në veçanti.
“Situata përkeqësohet nga fakti se gratë ende shpenzojnë shumë më shumë kohë për punët e shtëpisë dhe kujdesin ndaj fëmijëve sesa burrat. Kështu, realiteti që shohim rreth nesh: Nëna të stresuara, të lodhura që përpiqen të balancojnë punën dhe prindërimin dhe që duhet të riplanifikojnë punën kur jeta familjare bëhet e çrregullt”,- shkruante Bruks.
Është e vështirë të bësh gjithçka me pak mbështetje. Kjo gjendje u bë edhe më e dukshme në fillim të pandemisë së koronavirusit, e cila i shtoi kufizimet e modelit të familjes të vogël. Për këto dhe arsye të tjera, kjo lloj familje po del jashtë mode.
Sipas një sondazhi të Qendrës Kërkimore Pew të publikuar vitin e kaluar, përqindja e amerikanëve që jetojnë në familje me shumë gjenerata, është rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga vitet 1970. Dhe megjithëse kjo rritje është nxitur kryesisht nga konsiderata praktike, si kërkesat për përkujdesje dhe financat, më shumë se gjysma e të anketuarve të anketimit thanë se kjo qasje ka rezultuar shpërblyese në shumicën e kohës.
Është e arsyeshme të thuhet se një largim i vazhdueshëm nga familja e vogël, dhe një zhvendosje drejt sistemeve më bashkëpunuese të kujdesit ndaj fëmijëve, do të ndihmonte në sigurimin e ekspozimit të brezave të ardhshëm ndaj një game më të gjerë modelesh të rritjes së fëmijëve. Dhe siç shpjegon Faith, të parit e një sërë teknikash prindërimi, i pajis më mirë individët për të ndërtuar komplete mjetesh për rritjen e fëmijëve, të cilat kompensojnë të metat e veçanta të trashëgimisë së tyre prindërore.
Prindërimi është një sjellje e mësuar. Por nuk është e humbur shpresa për ata që janë rritur në familje të vogla, që synojnë të mos përsërisin gabimet e prindërve të tyre. Edhe për ata që nuk iu sigurua një fëmijëri me modele të ndryshme prindërimi, Faith vëren se ekzistojnë mundësitë për edukimin e vazhdueshëm nga gjyshërit, miqtë, trajnerët e sportit të fëmijëve etj./ Përshtatur nga CNA.al
Sipas MeteoAlb, vijon depërtimi i masave ajrore me origjin...
Zhvillimet e vrullshme social-ekonomike në Shqipëri, gjatë...
Prej disa ditësh, vendi ynë ndodhet nën mbizotërimin e kus...
Nga dita e martë deri ditën e enjte moti parashikohet me k...
Sipas MeteoAlb, prej disa ditësh, i gjithë vendi ynë ndodh...
Fundjava pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosfer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për ditën e martë do të ketë reshje shiu në lartësitë ...
Në këto 30 vite të tranzicionit, investimet e vendit n...
Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kushtev...
Treguesit e dhunës në familje po shënojnë rritje vit p...
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësirat do të marrin ...
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qënd...
Territori shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të ...
Vendi ynë edhe përgjatë ditës së enjte do të jetë me m...
Moti parashikohet të jetë me vranësira të dendura si d...
Territori shqiptar vijon të jetë nën ndikimin e masave...
Vendi ynë mbetet në mbizotërimin e vranësirave të shpe...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...