Rama, mesazh kryebashkiakëve: Roli i institucioneve ka rëndësi për integrimin europian
Kryeministri Edi Rama, veç diskutimeve të rastit në takimi...

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti ka ndarë qëndrimin e tij lidhur me takimet e ditëve të fundit të kryeministrit me zyrtarët bashkiakë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Alizoti shprehet se guximi i kryeministrit Edi Rama buron nga fuqia që ka marrë nga vjedhja e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Alizoti shton se vjedhja e zgjedhjeve është katalizatori i “idiotësisë politike” të Ramës.
“E gjithë fuqia e tij vjen nga vjedhja e zgjedhjeve. Shumë analistë politikë përpiqen në biseda studiosh dhe tavolinash të gjejnë arsyen e sjelljes së paarsyeshme të kryeministrit. Por çdo teori e tyre, edhe ajo më konspirative, përplaset me murin e logjikës: çfarë fiton vendi apo edhe vetë kreu i bandës nga këto veprime dhe ligjërime?
Ekziston një libër shumë i bukur, “I rrethuar nga idiotë”, që shpjegon për mrekulli psikologjinë e Ramës. Ndër të tjera, autori rrëfen për një takim me pronarin e një kompanie. Ky, një biznesmen i madh, i ankohet shkrimtarit për vartësit e vet, duke i quajtur të gjithë idiotë. Dhe autori, pasi e dëgjon për disa minuta, e pyet: “Këta idiotët, kush i ka marrë në punë?” Që nga ajo pyetje, pronari i madh i biznesit dhe shkrimtari nuk ishin më miq.
Vetëm kjo pyetje do të mjaftonte për të shpjeguar të gjithë ligjëratën dhe “idiotësinë politike” që po prodhon Edi Rama këto ditë të nxehta vere. Ngjashmëria që ka Edi Rama me atë pronarin e biznesit që përmend autori është pikërisht pushteti që ai ushtron mbi vartësit. Në kushte normale, ku ligji dhe normat e administrimit të vendit burojnë nga zbatimi i Kushtetutës, Edi Rama nuk do të guxonte kurrë të sillej si pronar i pushtetit gjyqësor kur urdhëron procedimin e prokurorëve, apo si skllavopronar ndaj kryebashkiakëve të vet.
Të gjithë pushtetin, të krahasueshëm me atë të një pronari kompanie që merr në punë dhe heq nga puna kë të dojë, ai e ka fituar përmes vjedhjes së zgjedhjeve. Duket si një sforcim i madh, apo si një justifikim i pamundësisë për ta konkurruar ndershmërisht. Por në të vërtetë, vjedhja e zgjedhjeve është katalizatori i “idiotësisë politike” të Ramës. Pushteti i vjedhur me dhunë ekstreme të çon në një qeverisje të papërgjegjshme – deri aty sa, në mes të sezonit turistik, krijohen konflikte të armatosura në sytë e turistëve të huaj; deri aty sa verbohesh nga kullat në qendër të Tiranës dhe sheh vetëm kasollet nëpër male; deri aty sa tallesh, kërcënon dhe përbuz emra dhe individë që vetë i ke emëruar në krye të bashkive apo institucioneve të tjera.
Vjedhja e zgjedhjeve dhe pushteti absolut sjellin vetëm dhunë. Sjellin mungesë bashkëjetese. Prandaj Rama sot sillet si ai pronari i “idiotëve”.
Pyetja, në kushte të tilla, është: Çfarë do të bëjë opozita? Është pak qesharake t’i kërkosh opozitës të mbrojë kryetarët e bashkive të emëruar nga Rama, të cilët jo vetëm që u “zgjodhën” në kushte të frikshme politike, por ishin vetë në krye të operacionit të partisë për të vjedhur zgjedhjet dhe rizgjedhur Ramën kryetar.
Në këto kushte, “karma” është përgjigjja më e mirë për ta.
Në qeverinë e Ramës ka pasardhës biologjikë të atyre që dikur kaluan nga vilat e Bllokut në kasollet e internimit. Asnjë keqardhje për ta. Problemi i vërtetë është se veprimet e “pronarit të idiotëve” po e çojnë vendin drejt autokracisë. Dhe nuk ka asnjë shembull në botë – sado që përpiqen të justifikohen nga të sponsorizuarit e Kinës apo Rusisë – që qeverisja autokratike të sjellë zhvillim.
Kjo është detyra primare e opozitës: të denoncojë vjedhjen e zgjedhjeve, sepse ato sjellin gjithmonë një qeverisje të papërgjegjshme”,-shkruan Alizoti./CNA
Kryeministri Edi Rama, veç diskutimeve të rastit në takimi...
Ish-ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Tira...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike,...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të sotëm me kryetarët...
Tri kryebashkiakë janë deklaruar kundër porosisë së kryemi...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë takimit të kë...
Kryeministri Edi Rama, në takimin e zhvilluar me kryebashk...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë takimit me kr...
Gjatë një takimi të zhvilluar sot me kryebashkiakët e vend...
“Një drejtor ujësjellësi me 30 këshilltarë”, deklaron kr...
Erion Braçe bën opozitarin në lidhje me aksionin e qeveris...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka shigjetuar departamentet e B...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me krerët e bashkive n...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika të ashpra për kr...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritikat e tij në lidhje...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika të forta për kry...
Kryeministri Edi Rama ka "goditur" sërish prokuroren Elsa ...
Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me kryetarët e bashkiv...
Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një shuplakë të fortë Bas...
Në mbledhjen me kryetarët e bashkive, Kryeministri Edi Ram...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...