Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Koordinatorja e departamenteve në Partinë Demokratike, Silvi Bardhi, ka reaguar në lidhje me denoncimin e emisionit “Plug” për fondet e IPARD. Investigimi zbuloi se fondet që duhet të shkonin për fermerët janë marrë nga grupet kriminale si babai i Suel Çelës, Petrit Çela, i cili ka përfituar nga programet kombëtare rreth 150 mijë euro për ndërtimin e tregut në Elbasan, apo Arbër Çekaj, i cili ndodhet në burg për trafik kokaine nëpërmjet bananeve nga amerika latine, sipas mediave ka përfituar 264 mijë euo fonde nga BE.
Silvi Bardhi ka risjellë edhe një herë emrat e dalë nga ky investigim, emra familjarësh të politikanëve, ish-politikanëve apo grupe kriminale dhe deklaroi se 38 milionë euro për bujqësinë përfunduan për hotele dhe resorte te klientët e Ramës dhe fermerët u tallën dhe u braktisën.
"Të dhënat e bëra publike dje në emisionin 'Plug', treguan edhe një herë hajdutërinë e 'qeverisë Rama' nga inceneratorët te rrugët e deri te ‘bagëti e bujqësi’ . Shqiptarët panë se si 38 milionë euro, nga 93 të akorduar nga Bashkimi Europian në mbështetje të bujqësisë shqiptare, u kanalizuan drejtpërdrejt te grupet kriminale të narkotrafikut, duke braktisur dhe tallur qindra mijëra bujq të vendit.
Shqiptarët panë se si fondet e IPARD kanë përfunduar për ngritje hotelesh dhe restorantesh, në vend që të shkonin për ndërtimin e serave apo stallave të bagëtive.
Në vend të tyre, Frida Krifca, ish-ministre e Bujqësisë, me urdhër të Edi Ramës, ka vendosur të “ndihmojë”:
Petrit Çela, babai i kapobandës Suel Çela, ka përfituar nga programet kombëtare rreth 150 mijë euro për ndërtimin e tregut në Elbasan.
Manjola Haskën, motra e deputetit socialist të Tepelenës, Tërmet Peçi, ka përfituar 225 mijë euro nga IPARD për të ndërtuar 'Agro Turizëm Rexhini'.
Petrit Tare, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës, një emër i lidhur ngushtë me Niko Peleshin, ka përfituar 251 mijë euro për ndërtimin e 'Bloom Fruits'.
Sokol Tusha, vëllai i Taulant Tushës, ish-krahut të djathtë të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, i arrestuar për aferën e inceneratorit të Sharrës dhe dosjen '5D', ka përfituar 196 mijë euro.
Loreta Tozaj, ish-drejtoresha e Kadastrës Vlorë, ka përfituar 82 mijë euro.
Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës, përmes bashkëshortes së tij, Eriona Kokoneshi, ka përfituar 44 mijë euro fonde nga IPARD për ndërtimin e një kantine vere.
Dashamir Peza, i njohur si mik i Kryeministrit Edi Rama, është gjithashtu përfitues i fondeve IPARD me një shumë prej 225 mijë eurosh.
Alban Berisha, kunati i Saimir Tahirit, në dy raste ka përfituar një shumë prej gati 170 mijë eurosh.
Elton Bualli, ish-administratori i inceneratorit të Sharrës, njeriu që bënte propagandën e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit në aferën e djegësve, ka përfituar plot 310 mijë euro për ndërtimin e një sere me fondet e IPARD, pikërisht në landfillin e Sharrës në Tiranë.
Ky skandal jo vetëm që tregon shumë mbi mënyrën se si qeveriset vendi, por është edhe një njollë turpi në marrëdhëniet me Bashkimin Europian, vend në të cilin aspirojmë të anëtarësohemi dhe i cili ka hapur një hetim për këtë çështje.
Në fakt, ky skandal duhej të kishte alarmuar të gjitha institucionet ligjzbatuese të këtij vendi, por po tentohet të kalohet në heshtje nga ana e tyre, si të gjitha skandalet e tjera që çojnë drejtpërdrejt tek Edi Rama. Duket qartë se SPAK vepron vetëm në rastet kur është i sigurt se shefi i tij nuk preket.
Ky skandal duhet të jetë alarm edhe për BE-në, për të kuptuar se sado kapituj të hapë Edi Rama, pa mbyllur kapitullin e korrupsionit në kurriz të taksapaguesve shqiptarë dhe europianë, Shqipëria nuk hyn dot në Europë.
Partia Demokratike do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që garanton ligji për zbardhjen e kësaj afere dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të autorëve të vërtetë", deklaroi Silvi Bardhi./CNA
Më 6 tetor, në orën 11:00, do të konstituohet Këshilli i L...
Menjëherë pas shkarkimit të Erion Veliajt në Asamblenë e P...
Në Komisionin për Çështjet Ligjore janë zhvilluar debate t...
Këshilli i Ministrave ka bërë ndryshime në përbërjen e dis...
Dekretimi i datës 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme lokale...
Enea Kume, vëllai i deputetit të PS-së, Loer Kume, u arres...
Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka mbajtur fja...
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Danimarkë ku po merr ...
Në kryeqytetin danez po mbahet Samiti i 7-të i Komunitetit...
Zyra e Presidentit, pas miratimit të dekretit të zgjedhjev...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti ka zbard...
Gazetari Roland Qafoku deklaroi se dekreti i sotëm i presi...
Avokati Kujtim Cakrani tha sot se individët me statusin e ...
Demokrati Ilir Alimehmeti komentoi sot mbi mundësitë e bas...
Ish-kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ilirjan...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Demokrati Ilir Alimehmeti shprehu sot bindjen se Partia De...
Gazetari Roland Qafoku tha sot se presidenti Bajram Begaj ...
Deputeti demokrat, Ivi Kaso deklaroi sot se Partia Demokra...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në një dalj...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...