Konferenca dy ditore në Poloni për Rindërtimin e Ukrainës/ Rama mes liderëve pjesëmarrës
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencën për Rin...

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përuroi gjimnazin “Partizani” në kryeqytet, i cili hapi dyert për nxënësit pas rindërtimit.
Veliaj tha se në gjimnazin “Partizani” është punuar me të njëjtën cilësi, si për çdo shkollë tjetër të ndërtuar në kryeqytet.
“Për ata që kanë qenë të shqetësuar pas tërmetit, të gjitha kolonat e shkollës janë përforcuar me çelik dhe beton. Prandaj dua të falënderoj inxhinierët, të cilët kanë punuar në një hapësirë relativisht të vogël, për t’u siguruar që edhe shkalla e emergjencave, që zakonisht vjen si shtojcë e ndërtesës, të jetë një pjesë kyçe edhe për estetikën e fasadës, duke ikur nga ato fasadat e vjetra si kuti shkrepëseje”, tha ai.
Kryebashkiaku shtoi se koha kur privati ndërtonte me cilësi më të lartë dhe ndërtesa më të bukura se godinat publike, mund të quhet e perënduar.
“Kur e nisëm këtë punë, ishim mësuar se çdo gjë e shtetit ishte më e shëmtuar, më e pistë dhe më e rrënuar, se ajo e privatit. Kur shikon sot shkollat “Servete Maçi”, “Sami Frashëri”, apo “Partizani”, gjërat e privatit duken më të vjetra, më të lëna pas dore dhe më të rrënuara. Më në fund, ia mbërritëm kohës kur dritën e syrit, që janë fëmijët tanë, e çojmë në shkollat me infrastrukturën më të mirë e më të bukur në vend. Fëmijët vërtet mund të jenë 25% e popullsisë, por janë 100% e së ardhmes sonë. Për çdo cenim që i bëhet një shkolle, një kopshti, një çerdheje, nuk ia keni bërë 25% të popullsisë, por 100% të së ardhmes sonë. Për sa kohë që çunat dhe gocat janë 100% e së ardhmes, duhet të jenë 100% në fokusin tonë, të energjisë sonë dhe të punës sonë”, deklaroi Veliaj.
Kryebashkiaku ftoi nxënësit të maksimizojnë kohën e shfrytëzimit të kësaj shkolle dhe mjediseve të saj, duke veçuar bibliotekën, ku mund të organizohen aktivitete kulturore, si dhe terrenet sportive, që mund të shfrytëzohen edhe pas orarit mësimor.
“Tani që kemi një ndërtesë fantastike si kjo, le ta mbushim me jetë. Kemi një bibliotekë që mund të hapet edhe për komunitetin. Kemi mundësi për të bërë aktivitete pafund, për t’iu bashkuar rrjetit të shkollave sportive, kampionateve, shkollave komunitare. Duhet të gumëzhijë edhe kjo palestër. Territori, në Tiranë, është bërë shumë i shtrenjtë. Nuk e kemi luksin të vëmë drynin në orën 14:00. Jam i bindur se tani që u bë shkolla, e gjithë lagjja do reflektojë bukurinë që ka shkolla, për të mos rënë në sy që është lënë pas dore dhe për të mbajtur hapin e saj, me pastërtinë që reflekton ky projekt i jashtëzakonshëm. Mund të them që është padyshim një nga shkollat më të bukura në Tiranë”, theksoi ai./ CNA
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, vizitoi shkollën e me...
Lulzim Basha gjatë ditëve të fundit ka pasur një përpl...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne i ka p...
Lulzim Basha dha dorëheqjen nga posti i kreut të Partisë D...
Lulzim Basha ka zhvilluar një takim të ri, por me premtime...
Partia Demokratike ka denoncuar drejtorin e ARRSH-së, ...
Ministria e Jashtme e Shqipërisë njofton se deri më ta...
Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të premte në Kryemini...
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi hodhi akuza ditën e d...
Deputeti Gazment Bardhi komentoi mbrëmjen e kësaj të p...
Në podcasting e Ditmir Bushatit “Public Square”, ku is...
Tirana mikpriti ministerialin e ministrave të Jashtëm ...
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Raj...
Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë nga K...
Partia Socialiste i kërkoi këtë të enjte Komisionit të Eti...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, komentoi d...
Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka bojkotuar fot...
Në konferencën pas takimit të ministerialit mes minist...
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, në konfer...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...