Qeveria miraton modelin e ri të organizimit dhe llogaridhënies në administratën shtetërore
Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për disa ...

Këshilli i Ministrave vendosi sot të miratojë disa vendime të disa fusha, si edhe u propozuan projektligje në fushën e sigurisë ushqimore dhe infrastrukturës hekurudhore, si më poshtë:
-Miratimin e Planit Kombëtar për Përshtatjen ndaj Ndryshimeve Klimatike 2026-2036. Ngarkohen Ministria e Mjedisit dhe të gjitha ministritë e institucionet përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi.
-Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për zbatimin e projektit “Mbrojtja e pasurive pyjore të Shqipërisë - Bashkëfinancim i AICS për projektin e financuar nga BE-ja “EU for Forests” – AID 13419”.
-Miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuara 2026-2030. Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet, sipas fushës së përgjegjësisë, për zbatimin e këtij vendimi.
-Miratimin e raportit vjetor për ndihmat shtetërore të vitit 2025.
-Përcaktimin e rregullave, dokumentacionin, afatet dhe procedurat e detajuara për plotësimin, dorëzimin dhe shqyrtimin e kërkesës për organizimin e vullnetarizimit nga personi juridik fitimprurës.
-Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtim depoje në zonën e Qytetit të Nxënësve” në favor të Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, sh.a. .
-Miratimin, në parim, të marrëveshjes së zbatimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin “SUTi – transporti i qëndrueshëm urban në Shqipëri II”.
-Krijimin e rezervës së armatimeve dhe të pajisjeve teknologjike për forcat e armatosura nga subjektet e licencuara.
-Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Arsimit, për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, për ushtrimin e aktivitetit, sipas fushës së saj të përgjegjësisë shtetërore.
-Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim teknik 2025”, nënshkruar në Tiranë, më 5 maj 2026, në kuadër të projektit “Mbështetje e përafrimit të Shqipërisë me BE-në në fushën e sigurisë ushqimore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
-Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për hekurudhat shqiptare – rehabilitimi i hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimi i lidhjes hekurudhore me Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës: zgjerimi i projektit”, për shyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
-Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Veri, Kamzë-Vorë, Tiranë Rurale 1, Durrës-Kavajë-Krujë, Elbasan, Fier, Lezhë, Tiranë Rurale 2, Vlorë, Shkodër, Pogradec, Sarandë, Zonat e Stimuluara, Gjirokastër, Kukës, Lushnjë dhe Tiranë Jug. Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 870 762 086,47 (tetëqind e shtatëdhjetë milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e tetëdhjetë e gjashtë presje dyzet e shtatë) lekë, për sipërfaqen 85 140,35 (tetëdhjetë e pesë mijë e njëqind e dyzet presje tridhjetë e pesë) m²./CNA
Këshilli i Ministrave miratoi sot projektligjin “Për disa ...
Mijëra qytetarët ndodhen edhe këtë të mërkurë në sheshet k...
Gazetari Aulon Kalaja komentoi sot protestat disaditore që...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në lidhje ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në...
Prej 11 ditësh janë zhvilluar protesta kundër qeverisë dhe...
Sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, deputeti i P...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar...
Kryeministri Edi Rama ka replikuar pas deklaratës së zëdhë...
Kryeministri Edi Rama ka folur për "Associated Press" lidh...
Ekspertja e politikës, Ilda Zhulali, tha sot se kryeminist...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, n...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë takimit të 35...
Kryeministri Edi Rama i pranishëm në aktivitetin për 35-vj...
Qytetarë të shumtë janë mbledhur edhe këtë të martë në Tir...
Nisma Veprimi Qytetar për Demokraci Funksionale ka depozit...
Partia Socialiste ka festuar sot 35-vjetorin në qarkun e F...
Politologu Ermal Hasmija komentoi sot situatën e kryeminis...
Drejtori i Institutit të Bashkive, Agron Haxhimali komento...
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me gazetarë dhe pë...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Sot, më datë 07.07.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (...
Një person është arrestuar, 7 janë proceduar dhe 4 të tjer...
Policia e Fierit ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me dh...
Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me...
Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në një intervistë për CNA TV, psikologia Bona Miekley tha ...
Duka i Sussex dhe gjashtë të tjerë kanë humbur çështjen e ...
Një gjykatë në Kinën lindore ka dënuar me vdekje një ish-z...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar aleatët e...
Presidenti i Ukrainës ka përdorur një fjalim në samitin e ...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Së fundmi vendi mbylli një program pothuajse dhjetëvjeçar ...
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bën thirrje të gjitha ...
Turizmi në Shqipëri vijon të jetë i përqendruar kryesisht ...
Vijon debati mes Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe A...