Ftesa për pjesëmarrje në “Bordin e Paqes”/ Spiropali e sqaron: Nuk ka asnjë detyrim financiar
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka sqaruar në konfere...

Ditën e sotme është mbledhur Konferenca e Kryetarëve, ndërsa janë zbardhur edhe diskutime nga brenda takimit.
Lidhur me bojkotin e opozitës në komisionet e posaçme për Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se ata nuk mund të bllokojnë punën.
Duke iu drejtuar opozitës, Balla ka paralajmëruar se punimet për reformat do të vazhdojnë pa ata, nëse do të zgjedhin të tërhiqen nga komisionet.
“Mos humbisni kohë kot me thirrje dhe përbetime revolucionesh që nuk kanë për të ndodhur. Mos humbisni kohë kot as me 'shtrimin e tapetit' të alibisë për humbjen e radhës. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju plotësisht për t’i dhënë Shqipërisë një Kod të ri Zgjedhor sipas standardeve më të mira zgjedhore, Ndarje Administrative Territoriale funksionale, e gjithçka tjetër.
Duhet ta fiksoni mirë në mendje se ju nuk mund të bllokoni reformat. Kemi bërë një marrëveshje në sesionin e kaluar për ngritjen e komisioneve. Nese ju sot thoni tërhiqeni nga komisionet kjo është shkelje e marrëveshjes në mënyrë te njëanshme. Ne do të detyrohemi të vazhdojmë punën edhe pa ju.
Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore duhet të adresojë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it ku përparësi të veçantë ka depolitizimi i plotë i administratës zgjedhore. Duhet të marrë fund kjo qasje e papranueshme për një vend anëtar të BE-së, partitë votohen, partitë numërojnë.
Gjithashtu të gjithë ia themi njëri-tjetrit majtas-djathtas, në ato netët pafund të numërimit në pallatet e sportit apo palestrat e shkollave, sa herë kemi zgjedhje. Dhe këtu duhet ta ripërsërisim me zë të lartë nevojën e nxjerrjes së rezultatit të zgjedhjeve në një kohë më të shkurtër, pse jo të mos kryhet numërimi në qendrat e votimit.
Fakti është se qoftë për komisionet zgjedhore partiake, qoftë për vonesën në nxjerrjen e rezultatit zgjedhor, koha nuk pret më as për zgjedhjet vendore 2027. Reforma zgjedhore sa i përket Kodit Zgjedhor kërkon të paktën 84 vota në Kuvend. Por ne e kemi bërë publike ambicien tonë për një reformë më të thellë, e cila të përfshijë edhe zvogëlimin e numrit të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë në të paktën 100 apo 101 deputetë.
Dëgjova zotin Gjekmarkaj se opozitës i është mohuar e drejta e fjalës. Ka një indikator shumë domethënës nga sesioni i kaluar. Koha e diskutimeve. Opozita ka marrë 48 orë diskutime, shumica bashkë me Qeverinë 40 orë diskutime në seancë plenare”, është shprehur Balla. /CNA
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka sqaruar në konfere...
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një kon...
Në deklaratën për mediat pas daljes nga SPAK-u, kryetari ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqi...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me përplasjen trag...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur në foltoren e sotm...
Ditën e nesërme do të mbahet seanca e parë parlamentare pë...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në ...
Turi i foltores të PD-së është ndalur ditën e sotme në zon...
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka ndarë në rrjetet s...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të takohet sot...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ato që i quan “...
Kryeministri Edi Rama, në podcastin e tij “Flasim”, deklar...
Partia Republikane festoi 35-vjetorin e themelimit në një ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e kësaj së di...
Kreu i Shqipëria Bëhet në protestën e sotme para Kryeminis...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha në foltoren e sotme në Lapr...
Foltorja e opozitës është ndalur ditën e sotme në Laprakë....
Drejtuesi politik i Tiranës dhe njëkohësisht deputeti Beli...
Kryeministri Edi Rama është ftuar nga presidenti i SHBA-ve...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...